Page 83 - Nji jete ne mes kosoves
P. 83

80
Në vitin 1953 u arrit nënshkrimi i marrëveshjes mbi Paktin ballkanik ndërmjet Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë. Qeveria turke e shfrytëzoi këtë moment që nga Jugosllavia të kërkojë zbatimin e traktatit shtetëror të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Jugosllavisë më 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.
Kjo periudhë ishte një ndër kohët më të errëta për shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Të gjitha rrugët e tyre ishin ngulfatur dhe shpresat për perspektivë ishin të vogla. Jugosllavia, shfrytëzonte edhe situatën në botë, e cila po ashpërsohej gjithnjë e më shumë në mes të Perëndimit dhe Lindjes.
Personat që bënin regjistrimin e popullatës në këtë kohë, kryesisht ishin serbë dhe ata, siç është vërtetuar, kanë manipuluar me fakte e shifra, duke i regjistruar shqiptarët si turq dhe duke zvogëluar numrin e tyre, kurse në anën tjetër kanë shtuar numrin e serbëve në Kosovë dhe të turqve. Këtu më poshtë, po shënojmë disa fakte, prej viti në vit, lidhur me spastrimin etnik në këtë periudhë, siç thamë, më famëkeqe në historinë e Kosovës.
Në vitin 1953 janë dëbuar 13.000 shqiptarë, 1954: 17.000, 1955: 51. 000, 1956 :54. 000, 1957: 57.000, 1958: 41.000, 1959: 27.000, ndërsa në vitin 1960: 23.000 shqiptarë.
Siç shihet nga këto të dhëna të cilat janë botuar në revistën shkencore “Përparimi” në Prishtinë nr. 10/ 1971, shpërngulja e shqiptarëve ishte e organizuar dhe sistematike. Vetëm për tri vjet (1955- 1958) nga Maqedonia ishin shpërngulur mbi 160. 000 shqiptarë, kurse numri i përgjithshëm i të shpërngulurve nga viti 1950 deri në vitin 1967 ishte 450821 shqiptarë nga Kosova. Këtij presioni, ku përdorej terrori dhe likuidimi fizike, iu kishte nënshtruar edhe familja Bajraktari në Vranoc. I theksuam këto shifra e fakte ngase edhe Musli Bajraktari duke u gjendur në shënjestër të pushtetit, ka pasur frikë se mos po detyrohej të merrte rrugët e Anadollit me gjithë familje.
  




























































































   81   82   83   84   85