Page 85 - Nji jete ne mes kosoves
P. 85

82
“Me babain shkuam ta blenim një buallicë andej kah Rrafshi i Kosovës, edhe në Prishtinë, sepse në anën tonë (Dukagjin) nuk mbante kush këso kafshësh. Në fakt mbajtja e tyre konsiderohej fukarallëk. E vetmja familje me buallicë, ishim ne“, tregonte Metë Bajraktari, ngaqë mbajtja e tyre ishte më e lehtë.
“Me një kafshatë bukë të ngrënë në mëngjes, shkoja në Pejë dhe kthehesha. Rrugën e bëja këmbë, pa marrë parasysh se ç’mot mbante, shi apo borë”, thoshte Meta.
Aksioni për grumbullimin e armëve në Kosovë nga politika e kriminelit Rankoviq, që filloi në nëntorin e vitit 1955, bashkë me dëbimin e shqiptarëve për në Turqi, konsiderohet një ndër periudhat më të errta. Në dimrin e ashpër të vitit 1956, me pretekst se kishin armë, në mënyrë masive shqiptarët u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe u qitën në borë, në ujë të ftoftë ku u rrahen dhe u keqtrajtuan deri në humbjen e vetëdijes. Format e torturave mund të krahasoheshin me ato të mesjetës. Nga kjo fushatë e egër e UDB-së, shumë shqiptarë vdiqën, një numër i madh i tyre mbet i gjymtuar, kurse shumë të tjerë u burgosën në burgjet më famëkëqija të Jugosllavisë si në Nish, Sremska Mitrovicë, në Beograd, Goli Otok, në Idrizovë etj.
Edhe ato shkolla që ishin hapur pas Luftës së Dytë Botërore në gjuhën shqipe ngulfateshin, duke nxjerrë pretekste të ndryshme për mësuesit e tyre se gjoja janë të infiltruar në lëvizjet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë. Në anën tjetër, silleshin mësuese nga Serbia dhe caktoheshin të punonin në shkollat shqipe. Ky transferim bëhej me qëllim të caktuar dhe jo vetëm për zhvillimin e mësimit në gjuhën serbe, por edhe me qëllim të martesës së tyre me mësuesit shqiptarë. Dhe, kështu, ndodhi kur një numër jo i vogël i mësuesve shqiptarë u martuan me serbe dhe malazeze, duke krijuan familje të përzira. Me këtë, siç dihet, synohej asimilimi.
“Në këtë kohë kur filloi aksioni i armëve jeta jonë bëhet edhe më e vështirë. Babai im, thoshte Meta disa herë u urdhërua të paraqitej në stacionin e policisë në Çellopek, kurse plaku ynë Haxhi Bajraktari, për çdo ditë, tre muaj rresht, është dashur të lajmërohej”.
Kjo ishte koha pothuaj pa shpresë për familjen Bajraktari dhe shumë familje të tjera në Kosovë që ishin në shënjestër të pushtetit. Në stacionin e policisë i kanë keqtruajtuar, duke i futur në ujë të ftohtë, duke i qitur
  



























































































   83   84   85   86   87