Page 86 - Nji jete ne mes kosoves
P. 86

83
në borë lakuriq dhe duke i rrahur deri në alivanosje. Format e torturës kanë qenë të egra dhe për shumë kënd me pasoja fatale. Disa fshatarë të Lugut të Baranit nga keqtrajtimet mbetën të gjymtë për krejt jetën, ca të tjerë vdiqën dhe një numër syrish nga elektroshoku pësoi trauma psikike.
Të shpeshta kanë qenë rastet kur nga goditjet të jenë mbytur shumë shqiptarë, madje edhe të moshës 80 vjeçare në stacionet e UDB-së dhe pastaj gjatë natës t’u jenë dërguar kufomat familjeve, duke iu kërcënuar se nëse nuk do t’i shpallnin se kanë vdekur në shtëpitë e tyre, e njëjta gjë do t’u ndodhte edhe anëtarëve të tjerë.
Kryeshefi i organeve të sigurimit të Pejës, Vujoviq Vuja gjatë vitit 1956 ka ushtruar dhunë mbi shumë qytetarë të rajonit të Lugut të Baranit, Rugovës, Deçanit dhe Burimit (ish Istogut). Vujoviq ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve.
Musliun e pyesnin se kush mbante armë në katund, cilët ishin ata individë, cilat familje? Njerëzit e UDB-së, e njihnin karakterin e tij të fortë dhe e dinin se ai nuk do të jipej kundruall presionit. Këto pyetje mjaftonin të merreshin si preteks për keqtrajtim të më tejshëm.
Musli Bajraktari në një dasmë në Lug të Baranit, takohet me Dervish Shaqën8 dhe Demush Nezirin. Ata e dinin se Musliu ishte në zor nga UDB-a. Meqenëse këta dy kishin vendosur të lenin Kosovën dhe të kalonin në Shqipëri, se për çdo ditë kërcënoheshin nga organet e sigurimit, i thonë edhe Musliut që t’u bashkohej atyre. Për këtë çështje kishte menduar mirë ai, por s’ja kapte mendja t’ia kthente shpinën familjes që vuante edhe për një copë bukë. U kishte thënë se nuk donte të largohej nga familja pa marrë parasyesh se çka mund të pësonte nga UDB-a. Musli Bajraktari vendosi të përballej me terrorin e përditshëm, ndërsa Dervish Shaqa dhe Demush Neziri kaluan në Shqipëri. Fati i keq deshi që më të mos mund të shihnin vendlindjen, Llukën e Epërme.
Në aksionin e armëve në stacionin e policisë në Çellopek, u ushtrua dhunë kundër Haxhi, Musli, Metë, Kadri, Shaban dhe Amrush Bajraktarit.
Meta, hija e babait të tij, shpeshherë është paraqitur para xhelatëve në Çellopek, në vend të Musliut. Përpiqej t’ia lehtësonte vuajtjet babait.
  


























































































   84   85   86   87   88