Page 88 - Nji jete ne mes kosoves
P. 88

85
  AHMET NEZIRI- SHPËTIMI I FAMILJES SONË
Në këtë kohë të skamjes së madhe, të zizë së bukës dhe të terrorit shtetëror, të izolimit dhe të kërcënimeve me vdekje, Ahmet Neziri i Vranocit ishte njeriu që shpëtoi familjen tonë nga e keqja më e madhe. Ai, një burrë fisnik i traditës sonë shqiptare, e kuptoi thellësisht situatën në të cilën ndodhej familja e Musli Bajraktarit. Si thoshte Meta, duke përsëritur këtë shumë herë, Ahmeti vuante me vuajtjen tonë. Meta këtë fisnik e përshkruante me këto fjalë: nisej nga shtëpia e vet me plot sende: bukë, qumësht, djathë, kos, miell e sende të tjera ushqimore. Kur këtë e shihnin fëmija se hynte në oborrin tonë gëzimi ishte i madh, gëzoheshin edhe muret e thata të shtëpisë. Atmosfera e ngrysur shtendosej dhe ngjallej një fije shprese në familjen Bajraktari se e keqja nuk do të jetë e përgjithmonshme.
Me ushqimin e tij që e sillte shpeshherë drekonim. Ngarkohej mirë dhe ngadalë, pa e hetuar kush, hynte në shtëpi dhe përsëriste refrenin:” U solla pak sende”. Ato për ne nuk ishin pak, ato ishin shumë dhe me to mbanim shpirtin gjallë- thoshte Meta.
Ndodhte që edhe në atë kohë të ligë ndonjë mik, shok apo dikush tjetër, t’ia mësyente derës së Musli Bajraktarit. “Kur na vinte mysafiri”, Ahmeti ishte tek ne, me të gjitha të mirat. Nuk na ka lënë të skuqeshim, rrëfente Meta.
-Nuk kishim me çka të punonim tokën as të shkonim në mulli për të bluar. Të gjitha rrugët i bënim këmbë, edhe kur ndonjë grua e familjes sonë shkonte në gjini”. Ahmet Neziri ishte ai që na i jipte kuajt për të mbjellur grurë, misër dhe për nevojat tjera, kujtonte Meta ditët më të vështira të skamjes.
Familjen e Musli Bajraktarit e kishte ndihmuar edhe Sali Tafa nga një lagjje tjetër e Vranocit. E kishte kuptuar thellësisht gjendjen se të kqijat për këtë familje kishin ardhur nga pushtuesi, andej edhe solidarizimin e konsideronte, jo vetëm si çështje humanitare, por edhe si ndjenjë kombëtare.
Kur janë kthyer në Vranoc nga qëndrimi ilegal në Malësinë e



























































































   86   87   88   89   90