Page 89 - Nji jete ne mes kosoves
P. 89

86
Gjakovës, Haxhi dhe Shpend Bajraktari, kishin gjetur në shtëpitë e tyre një gjendje të papërballueshme varfërie. Të ndodhur në një pozitë të tillë, të dy shkojnë te Sali Tafa, fqinj i tyre për të kërkuar ndihmë. Pasi e informojnë se për ç’qëllim kishin shkuar, ai u përgjigjet:” Nga ju kam pritur se do të më kërkoni dy mashkuj që t’u bashkohen juve në luftë- sa për ndihmë, hyni në shtallë e zgjedhni dy dele më të mira me nga një gjengj”, deklaron Emin Krasniqi.
Shqiptarët, duke qenë të pushtuar dhe të persekutuar nga të huajt, e sidomos nga okupuesit serbë e malazezë, kanë bërë përpjekje që t’i rrijnë afër njëri-tjetrit, ta ndihmojnë aq sa kanë pasur mundësi.
Ky solidaritet është sprovuar me dhjetëra herë në të kaluarën tonë historike. Të afërta janë kujtimet për vitet e 90 të shekullit të kaluar, kur regjimi i Millosheviqit provoi që, nëpërmjet urisë të gjunjëzonte shqiptarët. Ishte solidariteti që të kapërcehej kriza dhe të ruhej dinjiteti njerëzor, familjar e kombëtar. Vetë familja Bajraktari, e cila kishte përjetuar varfërinë e thellë në një kohë tjetër, në vitet e 90- nga Amerika ka mbajtur shumë familje në Kosovë, ku do të bëhet fjalë në një kapitull të veçantë.
***
  





























































































   87   88   89   90   91