Page 91 - Nji jete ne mes kosoves
P. 91

88
qejf përplot ahengje. Kështu, duhet shikuar edhe dasmën e Metë Bajraktarit.
Erdhën miq, shokë e kushërinj. Dasma atëherë zgjaste 3 ditë dhe zakonisht e enjta ishte dita e dasmës. Krushqve ju sigurohej edhe fjetja tek të afërmit. Edhe në këtë dasmë i shpërndanë nëpër konake, sipas kushteve dhe mundësive që kishte secili prej familjarëve. Nusen në Llukë të Ulët e morën me qerre kuajsh. Atëherë qerret (i pari dhe i dyti) mbuloheshin me qilima të mëdhenj të mbaruar me një dizain shumë të pëlqyeshëm. Secila vajzë e fejuar i punonte për ditën e nusërisë. Zakonisht, ngjyra e qilimave kombinohej, kuq e zi. Ishte ngjyrë që në një formë simbolizonte flamurin kombëtar, të cilin atëbotë as që guxonte kush ta përmendte. Mbulesa e qerreve ka qenë një traditë më e vjetër dhe u vazhdua deri në vitet e 70, kur edhe u braktis përfundimisht. Rruga ishte e largët dhe e keqe. Të tilla kanë qenë rrethanat e dasmës së Metë Bajraktarit.
Lidhur me këtë Ziza thotë: “Jam martuar në moshën 21 vjeçare. Mbi dy vjet kam ndejtur e fejuar. Familja e Musli Bjaraktarit nuk kishte mundësi të sillte pesë- gjashtë kat tesha sa, të paktën, duheshin për nuse. Pushtuesi serb ua kishte marrë tërë pasurinë. Në atë kohë ndodhte që vajzat e fejuara pritnin me nga katër pesë vjet. Ishte kohë e keqe. Edhe kur i siguronin paratë, disi për “gazep”. Pak ditë pasi isha bërë nuse ua hoqa kashtën që e përdornin në vend të shtrojës dhe qita qilimin dhe sixhadet që i kisha punuar sa isha çikë në Llukë.”
-Kur kam shkuar te Bajraktarët nga bagëtia kam gjetur vetëm një buallicë, ndërsa burri im, Meta bante dru me shpinë nga një mal që ishte aty-dikund, thekson Ziza, duke përkujtuar një kohë tepër të vëshirë të jetës së saj si nuse.
“Njerëzit e OZN-ës ia kishin marrë vjehrrës sime, Mejremes, makinën qepëse “snajder”, prodhim gjerman. Ajo me at makinë qepëse kishte krijuar një rreth myshterish: qepte rroba për dasma dhe rroba të tjera. Në këtë mënyrë siguronte para për jetesë.” Ajo rrëfen edhe një episod tjetër: Metë Arifi (Gecaj), vëllai i saj nga babai gjatë vitit 1944- 1945 ishte mobilizuar me dhunë si partizan dhe ka qenë i pranishëm në momentin kur është plaçkitur shtëpia e Haxhi dhe Musli Bajraktarit. Ka treguar se, përveç plaçkës që bënë, ata egërsisht u sollën ndaj anëtarëve të familjes Bajraktari.
  




























































































   89   90   91   92   93