Page 90 - Nji jete ne mes kosoves
P. 90

87
MARTESA: Metë Bajraktari, djali i madh i Musliut, fejohet me
Zizen, bijën e Arif Ademit (Gecaj) nga Lluka e Poshtme, e cila vinte nga një derë fisnike, me një traditë të pasur zakonore shqiptare. Shtëpia e Arif Ademit- Gecajt, ishte një familje e pasur, e cila njihej në një pjesë të madhe të Rrafshit të Dukagjinit, si familje me të gjitha tiparet që përbënin karakterin e saj: krenarinë, fisnikërinë, guximin dhe bujarinë. Pra, po miqësoheshin dy shtëpi të mëdha, njëra e lënë pa asgjë të gjallë (e plaçkitur) nga regjimi serb, e tjetra në pozitë të mirë ekonomike që ndihmonte të tjerët.
Në vjeshtën e vitit 1956, në krizën e terrorit shtetëror, të krizës sociale e politike që mbretëronte në tërë Kosovën, në të ashtuquajturin aksion
i grumbullimit të armëve, duhej të bëhej dasma. Martesat e shqiptarëve, sipas traditës për zor të madh nuk janë shtyrë pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat që kanë ekzistuar. Mirëpo, varfëria që kishte katandisur shtëpinë e Musli Bajraktarit, kishte pasoja.
Në rrethana të tilla sociale nuk kishte mundësi të bënte një dasmë me forcat e veta. Duke u gjendur kështu, siç thuhet, para “vades”- i zoti i shtëpisë, i ngushtuar dhe i frikësuar se nuk do të mund t’u dilte ballëhapur dasmorëve, mori rrugë nëpër miq, shokë dhe të afërm për të huazuar sado pak para që ta mbyllte ceromoninë e martesës së djalit. Dasma, ashtu si vdekja kur të vijë koha, duhet të bëhet. Zakonisht, dasmat në kohë krize nuk e kanë atmosferën e dasmave që bëhen për
   Metë dhe Ziza Bajraktari.




























































































   88   89   90   91   92