Page 92 - Nji jete ne mes kosoves
P. 92

89
Për të (Zizën) nuk ishte lehtë, sepse ajo vinte nga një familje e pasur që asaj kohe kishte mbi 100 dele, lopë e krerë të bagëtive tjera, tokë dhe pasuri. Kur kthehesha në gjini (Llukë), thotë Ziza, më pyesnin se si i dukej te Bajraktarët e Vranocit, i pëlqente apo jo vendi? Natyrisht, më vinte inat të them diçka keq. Thoshja mirë, edhe pse kur shtrohej tryeza për të ngrënë nuk kishte çka të qitej veç bukës së mistrit, ndonjë spec apo ndonjë lakër turshi, derisa verës mungonin edhe këto.
Nga e majta: Tima, Halili dhe Zymber Gecaj nga Lluka e Poshtme. Ky i fundit i kishte thënë Zizes:” Nëse burri niset për malet e thata, mos u ndaj prej tij” .
Pas pesëmbëdhjetë – gjashtmbëdhjetë muajsh martesë, dy bashkëshortëve, Metës dhe Zizes, u lindi djalë. Të gjithë u gëzuan se ky ishte fëmija i parë. Foshnjën e pagëzuan me emrin Hajdar, një emër familjar i trashëguar.
“Unë vetë i kam përgatitur rrobët për fëmijë të mi. Më së shumti pata përgatitur për fëmijën e parë, Harry-n. Punoja pëlhura të ndryshme me vek dhe sende të tjera me kërrabëza. Nuk i kam lënë fëmijët të heqin keq. Përgatitja tesha edhe për anëtarët e tjerë të familjes, sidomos për festa fetare-Bajramin e Madh dhe të Vogël. Me mundin tim, mundohesha t’i gëzoja fëmijët. Ndërsa, qilimat dhe sixhadet që i punoja në vek i çonte Meta në pazarin e Pejës dhe në pazaret e tjera të Kosovës.
   





























































































   90   91   92   93   94