Page 94 - Nji jete ne mes kosoves
P. 94

91
babain, Metën, dy të afërmit e tij (Rrustem Gecin dhe Lul Bajraktarin) dhjetë mijë dollarë për këtë qëllim. Ishte kjo një shumë e madhe për atë kohë, dedikuar RTP-së që përkundër kërcënimeve të regjimit të Beogradit, bashkë me gazetën “Rilindja”, patën shpërthyer bllokadën informative, kur u zhvillua njëra ndër dramat më të mëdha të asaj kohe- greva e minatorëve të Trepçës.
E theksova këtë element për të nxjerrë një përfundim se jeta është përplot vuajtje e fate. Familja Bajraktari në këtë kontekst përjetoi të gjitha: ndjekjet, represionin, burgjet, ekzekutimet, varfërinë dhe, në një kohë tjetër, pasurimin, shkëlqimin dhe lumturinë. Tani, kur po shkruhet ky libër, Harry me punën e tij të nisur që nga mosha 13 vjeçare, ka arritur t’i këtë të gjitha, si në Amerikë, ashtu edhe në Kosovë.
Metës dhe Zizes pas Harry-t (1957), i lindën tri vajza radhazi: Nurija (1958), Litafeti, Hatemja dhe dy fëmijë të tjerë të cilët nuk jetuan: njëri vdiq pas 30 ditësh, kurse tjetri pas gjashtë muajsh.
Në mungesë të kuadrit mjekësor, spitaleve dhe ambulancave, gjithashtu, edhe të ushqimit të pamjaftueshëm (adekuat), jo pak fëmijë vdiqnin nga sëmundjet ngjitëse, që asaj kohe përhapeshin në tërë Kosovën. Për shkak të këtij mortaliteti të lartë, nënat shqiptare kanë lindur më shumë fëmijë se sa popujt e tjerë që kishin një zhvillim tjetër ekonomik.
Miftari që ka lindur në Amerikë, e që është fëmija më i vogël i Metës, ka trashëguar emrin e të vëllait të tij të vdekur vite më parë në Kosovë. Metë Bajraktari derisa ishte në Vranoc, e sidomos deri në vitet e 60- ta, i ka ndihmuar babait të tij në punët bujqësore dhe të tjera për të mbijetur krizën e varfërisë. Toka, përkundër kualitetit të saj të lartë, prodhonte pak bereqet sepse nuk kishte mjete me ç’të punohej, prandaj
edhe prodhimet e saj ishin me rendimente të vogla.
Në këtë kohë, kur politika rankoviqiste kishte shtërnguar popullatën
shqiptare nga të gjitha anët, ishte shumë vështirë të gjendej punë në ndërmarrjet shtetërore mbase mund të ishte edhe iluzore. Meta, duke pasur një situatë kësisoji, filloi të merrej me punë mjeshtrie si zdrukthtar: rregullonte dhe mbaronte dyer e dritare si dhe sende të tjera prej drurit. Meqenëse kjo nuk i sillte ndonjë fitim për të mbajtur familjen, ai merrej edhe me punën e muratorit dhe të vënies së kulmeve të shtëpive. Ngase populli ishte lodhur nga represioni dhe varfëria, nuk
  

























































































   92   93   94   95   96