Page 95 - Nji jete ne mes kosoves
P. 95

92
mund të gjendej punë, çdo gjë ishte e bllokuar, madje njerëzit s’kishin mundësi të ndërtonin shtëpi të reja apo të merementonin ato të vjetrat. Në Kosovë (1950-1960) asgjë nuk ndryshonte: politika dhe pushteti udhëheqej nga administrata serbe, si në nivel krahinor ashtu edhe në nivele më të ulta, komuna dhe bashkësi lokale. Me qëllim të serbizimit të emrave të shqiptarëve, në bashkësitë lokale dërgoheshin ofiçarë serbë e malazezë. Përmjet represionit kjo politikë kishte planifikuar, siç kemi theksuar edhe më herët, dy çështje kyçe: shpërnguljen dhe përshtatjen
e atyre që do të mbeteshin në Kosovë.
Pushteti “popullor” me aksione punuese, të ashtuquajtura
vullnetare, pretendonte të bënte rindërtimin dhe ndërtimin e vendit. Në këtë kontekst, dërgoheshin të rinj shqiptarë nëpër fronte të ndryshme pune në nivel federativ, republikan, krahinor dhe lokal. Kjo punë bëhej “angari” pa kurrfarë fitimi. Në këtë mënyrë edhe Metën e dërgonin në aksione të tilla, në Grykë të Rugovës dhe në komunë të Deçanit. Një qëllim tjetër i këtyre aksioneve ka qenë se si tek të rinjtë shqiptarë të zbehej ndjenja kombëtare, duke proklamuar jetën e përbashkët me popullatën sllave, e dominuar nga serbët.
Edhe në këtë kohë të vështirë diçka pozitive lëvizte për shqiptarët. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në bazë të një ligji të miratuar në nivel federativ, shkollimi fillor ishte i obligueshëm. Shumë nxënës ua mësyen shkollave dhe disa arritën të mbarojnë Normalen në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë dhe gjimnazin e shkolla të tjera të mesme profesionale. Kështu filluan të dalin mësuesit e parë të shkolluar në Kosovë. Me daljen e tyre, shkolla shqipe u bë arma më e fortë e shqiptarëve që, përkundër trysnisë, do ta ndryshonte gjendjen.
Në vitet e 60-ta mësues del djali i dytë i Musliut, Beqir Bajraktari. Me inkuadrimin e tij në punë në shkollën shqipe dhe me pagën që e merrte si mësues, sadokudo filloi të ndryshojë diçka në shtëpinë e Bajraktarit. Me atë rrogë të Beqirit, disa nevoja familjare plotësoheshin dhe kështu ngadalë filloi një jetë tjetër në këtë familje aq të vuajtur dhe të persekutuar.
Pasi kishin kryer shkollat, në arsim dolën edhe disa mësues nga familja e gjerë Bajraktari: Isufi, Zenuni, Xhaferi, Emini, Brahimi dhe Qerimi (djali i tretë i Musliut).
Babai i Metës, tash e kishte më lehtë se gjendja po ndryshonte me
  

























































































   93   94   95   96   97