Page 97 - Nji jete ne mes kosoves
P. 97

94
perëndimore për punësimin e përkohshëm të punëtorëve. Gjermania dhe Zvicra ishin ndër vendet e forta ekonomike, ku merrnin përkohësisht punëtorë. Në këtë kontekst edhe Kosova pat hartuar një program për dërgimin e punëtorëve në këto vende, sidomos në Gjermani dhe në Zvicër. Mirëpo, ishte tepër vështirë të bëheshe pjesë e këtij programi, sepse papunësia e madhe në Kosovë kishte hapur rrugën e mitos dhe të ryshfetit. Në një konkurencë të tillë mund të depërtonin vetëm ata që jipnin shumë para ose kishin të njohur në elitën politike të institucioneve të Kosovës. Metë Bajraktari kishte provuar që të hynte në këtë rrjet të dërgimit të punëtorëve jashtë, por nuk plotësonte as kushtin e parë (lidhjet me ndonjë udhëheqës të Kosovës) as atë të dytin me ryshfet.
Kohë më vonë Meta nëpërmjet të një miku shkon në Gjermani, por pa të drejtë të punojë legalisht. Duke parë se aty nuk kishte perspektivë në mungesë të dokumentacionit- vendos nga Gjermania të kalojë në Zvicër. Atje nuk arrin të gjejë punë të lehtë dhe punën e rëndë nuk mundte ta përballonte për shkak të shëndetit të dobët. Një punë të rëndë e kishte provuar, por nuk kishe forcë ta mbante. Meta qysh fundin e vitit 1944 dhe dimrin e egër të vitit 1945 i kishte kaluar në frontin e Drenicës, i mobilizuar në moshën 17 vjeçare me dhunë. Nga fshati Vranoc, siç kemi theksuar në një kapitull të më parshëm të këtij libri, ka pasur edhe shumë të tjerë. I veshur dhe i ushqyer dobët, në njërën anë, dhe të ftohtit e atij dimri të egër që nuk mbahej mend, në anën tjetër, kishin lënë pasoja në shëndetin e tij. Ai vuante nga një dhembje e shpinës, herë pas here nga reuma dhe, veç kësaj, kishte dhembje në ije dhe infektim në veshkë. Pra, shëndeti i tij nuk përballonte dot punët e rënda, si kërkoheshin të bëheshin në Zvicër. I ndodhur kështu, ai vendos të kthehej në Kosovë, në vitin 1968.
  































































































   95   96   97   98   99