Page 96 - Nji jete ne mes kosoves
P. 96

93
inkuadrimin e dy djemve në arsim. Prej viti në vit, filloi t’i merrte këmbët duke përmirësuar kushtet jetësore. Tash po krijohej një standard tjetër: kishte blerë disa krerë bagëti, vegla për të punuar tokën dhe për të mbjellur perime që toka e Vranocit është e njohur për prodhimin e tyre.
Në vjeshtën e vitit 1964 në klasën e parë në Baran, regjistrohet Harry Bajraktari, djali i madh i Metës. Ishte kjo kohë kur numri i mësuesve
Ndërtesa e shkollës në Baran, ku Harry kreu tri klasë të fillores para se të largohej nga vendlindja, 1969.
dhe i arsimtarëve shqiptarë po shtohej prej viti në tjetrin. Lëndët që i jepnin serbët në shkolla të mesme dhe në klasët e larta të fillores, zëvendësoheshin me kuadro shqiptare. Ndonëse politika rankoviqiste zbatohej në të gjitha institucionet arsimore, shkencore, administrative dhe institucionet e punësimit, dalja e disa brezave me diploma të shkollave të mesme dhe të atyre të larta, ngjallën shpresën se shqiptarët në Kosovë, gradualisht do ta merrnin veten. Në këtë klimë politike, Harry nis shkollimin fillestar në Baran, ku mësues të parë ka pasur Arif Kadriun nga i njëti fshat, Vranoci.
Pas viteve të 60-ta Jugosllavia, bëri marrëveshje me disa shtete
   




























































































   94   95   96   97   98