Page 93 - Nji jete ne mes kosoves
P. 93

90
Me shitjen e tyre bënim ngapak para për të jetuar, sa për t’u bërë “idare”. Në Vranoc gjeta familjen e burrit prej nëntë antarësh”, thotë Ziza.
Harry dhe Nurije Bajraktari në Vranoc, 1962.
Kush ka menduar se lindja e Harry-t në një krizë aq të thellë politike - ekonomike, në një varfëri aq të egër, pas 30 vjetësh ky person do të bëhej emër i njohur në biznesin e shqiptarëve të Amerikës dhe veprimtar i njohur për çështjen e Kosovës. Këtë emër e dëgjova për herë të parë kur Radio-Televizioni i Prishtinës në vitin 1989 pat shpallur një hua popullore për të mbijetuar ekzistencën, një krizë të thellë materiale në një kohë kur regjimi pushtues serb kërcënonte me vënien e dryrit. Në ditarin televiziv të mbrëmjes u dha lajmi se Harry Bajraktari, një biznesmen i ri shqiptaro- amerikan kishte akorduar me
   






























































































   91   92   93   94   95