Page 87 - Nji jete ne mes kosoves
P. 87

84
  _________________
8 Dervish Shaqa ka lindur (1912) në Llukë të Epërme të komunës së Deçanit, një ndër fshatrat më të bukura në Rrafshin e Dukagjinit. Ka qenë rapsodi më i njohur në këtë pjesë të Kosovës dhe më gjerë. Me zërin e tij melodik- u bë legjendë e këngëve tona folklorike. Nën represionin e egër, në kohën e aksionit të armëve e lëshon Kosovën. Ka jetuar në Roshbull të Durrësit. Vdiq më 1985 në Shqipëri. Ndërroi jetë pa pasur mundësi ta shihte familjen, vendlindjen dhe Kosovën.
Janë të njohura këngët: “Oj Kosovë mos thuej marova”, “Isa beg po t’thrret nana”, “Azem Bejta e Shotë Galica”, “Ahmet Delija”, “Mujë Loshi”, “Haj medet për Lug të Baranit” dhe “Kur ta ktheva Kosovë shpinën e lashë borë e gjeta dimën”.































































































   85   86   87   88   89