Page 9 - illyria
P. 9
E mërkurë, 27 maj, 1992 I l l y r i a 9
ILLYRIA NË GJUHËN SHQIPE ILLYRIA KONFERENCË PËR SHTYP E VËZHGUESVE TË HUAJ
U shpreh vullneti politik i popullit
NPrishtinë, 25 maj
ë lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, vëzhguesit e
huaj mbajtën një konferencë me gazetarë, ku shfaqën përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 Majit në Kosovë.
Dr. Majkëll Van Vajt Van Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-së (Organizatat e Kombeve të papërfaqësuara në OKB), tha në fillim të Konferencës për gazetarë se gjatë ditës së djeshme ka vizitu - ar rreth 10 fshatra në komunën e Gllogovcit dhe se kishte ard- hur në përfundim se në votime morën pjesë një numër i madh njerëzish. Dje në orën 10, tha Van Prag, kishin votuar mbi 70% të elektoratit. Ai vlerësoi se zgjedhjet ishin or ganizuar në mënyrë korrekte dhe me rreg- ull. Gjatë këtyre vëzhgimeve, që bëri ai, nuk ka hasur në ndonjëparregullsi. Veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë. Në vazhdim zoti Van Prag për- shkroi marrjen në polici më 23 maj në Prishtinë dhe dje në Gllogovc.
Në vazhdim të Konferencës me gazetarët, delega-
cioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan
për të Drejtat e
Njeriut, i përbërë nga
Konrad Hubers,
Paul Behrens, Maks Primorac, Karl
Rhoads dhe Kevin
Tyne, para gaze-
tarëve shfaqën për-
shtypjet dhe vlerësimet e tyre rreth zgjedhjeve të djeshme. Delegacioni amerikan
dje ishte ndarë në dy grupe,njëri vizitoi
Prizrenin me rrethinë,
kurse tjetri Pejën dhe
Istogun. Grupi që
vëzhgoi zgjedhjet në
Prizren ishte ndalur
dhe keqtrajtuar nga
policia serbe dhe
ishte mbajtur afër një orë në stacionin e policisë në këtë qytet.
Anëtarët e këtij delegacioni, duke folur për përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve, thanë se kanë
vizituar shumë vendvotime (rreth 20 vetëm grupi që ishte në Pejë dhe Istog). Ata thanë se ishte madhështore pjesëmar - rja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. Zgjedhjet thanë ata, janë mbaj - tur me efikasitet të madh, e edhe ata i ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvo- timet e para. Policia i ka pen - guar mjaft votimet, duke i kon - trolluar ato dhe duke arrestuar njerëz. Kështu bie fjala, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar. Konrad Hubers, që i printe këtij dele- gacioni, vlerësoi se këto zgjed - hje janë një moment historik për Kosovën. Ndërkaq, Debora Jakobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyeshme nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve. U mrekullu - am tha ajo nga mjeshtria e
pjesë edhe turqit, myslimanët e romët.
Përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit duke treguar për për- shtypjet nga vëzhgimi i zgjed- hjeve të djeshme, tha: jam impresionuar nga fakti se janë o granizuar zgjedhje të nder- shme dhe demokratike. Serbia
nuk ndërhyri për t’i penguar zgjedhjet, sigurisht për shkak të presionit të madh ndërkombëtar .
Vëzhguesit e huaj thanë gjithashtu se shkelja e të drejtave të njeriut është sim- tom i qartë i shkeljes së të drejtave kom- bëtare dhe se vetëvendosja është e vetmja mbrojtje ndaj shkeljes së këtyre të drejtave. Ata bënë thirrje që të pra- nohen udhëheqësit legalë shqiptarë të Kosovës dhe të bise - dojnë me ta deri sa nuk është bërë vonë. Përfaqësuesi i dele- gacionit amerikan tha se Kosova do ta
ketë përkujdesjen e SHBA-ve dhe se do të bëhen përpjekje që Kosova të mos humb në vorbul - lën e ngjarjeve dhe konfron- timeve në këtë rajon.
Misin Nezaj: "Në Amerikë kam tre djem, por, nëse thërret Kosova, atje do të jenë"
REZULTATETPËRFUNDIMTARE TËZGJEDHJEVE
(Nga faqja 1)
Konferencë për shtyp e komisionit republikan të zgjedhjeve
POUDHËHEQINKANDIDATËTE
LDK-SË
Komisioni Republikan për Zgjedhje organizoi kon- ferencë për shtyp në të cilën dha vlerësimet e para lidhur me rezultatet e zgjedhjeve shumëpartiake që u mbajtën dje për kuvendin e Republikës së Kosovës. Tadej Rodiqi, kryetar i komisionit Republikan në konfer- encën shtypi ku merrnin pjesë një numër i madh i gaze- tarëve të huaj dhe të Kosovës, njoftoi për rezultatet e para preleminare. Kështu sipas tij në Kosovë votuan prej 85- 90 për qind të zgjedhësve që ishin të evidencuar në listat e votimit.
Rodiqi i paraqiti rezultatet e para për 12 komuna, në të cilat votuan prej 80 deri qind për qind të zgjedhësve që gjendeshin në lista të votimit. Sipas rezultateve të para për kryetar të Republikës votuan rreth 95 për qind të zgjedhësve. Duke u përgjigjur në pyetje të një reporteri, Tadej Rodiqi, njoftoi se sipas rezultateve preleminare po udhëheqin bindshëm kandidatët e LDK-së.
Ndërkaq, Tadej Rodiqi tha se, në mbështetje të rezul- tateve të votimeve të përgjithshme në Kosovë, për Dr. Ibrahim Rugovën votuan 99.50% të elektoratit që doli në votime. Konsideroj tha ai se votimet nuk ishin njënacionale, sepse në to morën pjesë turqit, kroatët, myslimanët, romët, dhe në disa njësi zgjedhore, numër i vogël i serbëve. Për të gjitha këto, mjetet e informimit Komisioni Republikan i Zgjedhjeve
do t’i informojë në hollësi brenda kësaj jave.
Komisioni republikan i Zgjedhjeve gjithashtu kumtoi të dhënat se cila
parti ka fituar mbi 3% të votave, përqindje kjo që mundëson pjesëmarrjen në ndarjen e 30 vendeve nga sistemi proporcional për Kuvendin e Kosovës ende nuk është bërë.
DR.IBRAHIMRUGOVAVOTOI
NËNJËSINËEVETZGJEDHORE
NËDARDANI
NPrishtinë, 24 maj 1992
ë vendvotimin e zonës zgjedhore në Dardani, e cila ishte e hapur në lokalet e Sindikatës së Pavarur të Kosovës, rreth orës 9.30 votoi Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së dhe kandidat për Kryetar të
Republikës së Kosovës. Të pranishëm, përveç numrit të madh të qyte- tarëve, të cilët e pritën me emocione dhe duartrokitje, ishin edhe një numër i madh gazetarësh të vendit dhe të huaj, si dhe vëzhgues që ndjekin rrjed- hën e zgjedhjeve në Kosovë.
Me rastin e aktit të votimit, Dr. Ibrahim Rugova, deklaroi: Vullneti,dëshi- ra është të bëjmë çmos për të realizuar të drejtat tona demokratike dhe insti- tucionet demokratike, si dhe lirinë dhe pavarsinë e Kosovës, e cila do të jetë në të mirë të të gjithëve, si për shumicën shqiptare, ashtu edhe për ser- bët, për turqit, për myslimanët dhe të tjerët. Kryesore është që të vendosim lirinë dhe demokracinë në Kosovë. Falënderoj këtë qendër votimi, të gjithë qytetarët e kosovës si dhe gazetarët dhe observatorët e huaj, që, përkundër kushteve të vështira të okupimit, na krijuan një moment solemn dhe gëzimi.
shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve, duke mashtruar edhe policinë. Ajo falëndëroi për këtë përvojë. Një anëtar tjetër i këtij grupi tha se ne kemi parë se në votime morën