Page 11 - illyria
P. 11
E mërkurë, 27 maj, 1992 I l l y r i a 1 1 ATMOSFERA NË SHQIPËRI PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË
KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DR. IBRAHIM RUGOVËS
I nderuari z. Kryetar,
M e kënaqësi dhe entuziazëm të posaçëm, morëm lajmin për përfundimin e suksesshëm e të qetë të zgjedhjeve në Kosovë dhe për zgjedhjen tuaj
kryetar i Republikës së Kosovës. Na gëzon fakti se në këto zgjedhje, edhe përkundër kushteve e rrethanave të një shtetr- rethimi çfarë mbretëron qe një kohë të gjatë në Kosovë, në mënyrë tejet masive dolën në votime të rinj, pleq, gra e të tjerë për të shprehur edhe njëherë dëshirën dhe vullnetin për shtetin e pavarur të Kosovës, për formimin e parlamentit, or ganit më të lartë legjislativ të Kosovës. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe
të gjithë shqiptarët në diasporë, të lindur në Kosovë, dhe me dëshirë e entuziazëm votuan për zgjedhjen tuaj kryetar i Republikës së Kosovës. Ditën e 24 Majit, e quajtëm ditë his - torike se kjo është përpjekje më ener gjike, ndër shumë përpjek - jet që janë bërë për të funkcionuar shteti i pavaruar me or ganet e tij - Parlamenti, Qeveria dhe or ganet tjera legjislative.
Këmbëngulësia juaj se pa marrë parasysh dhunën dhe terrorin që mund të ushtronte regjimi Serbian, pa tjetër zgjedhjet do të mbahen në Kosovë, i dha popullatës Shqiptare besim të plotë në vazhdimësinë e krijimit të shtetit të Kosovës dhe në të njëjten kohë besimin se nuk do të ketë kurrfarë luhatje në realizimin dhe qëllimin e synimeve të prera të referendumit të mbajtur në vitin e kaluar . Mendojmë se me përkrahjen e institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtare dhe me rezistencën tonë të përhershme, do të thyhet, dhe definitivisht do të shlyhet i ash - tuquajturi mit Serb për Kosovën.
Rezultatet e zgjedhjeve do të bëjnë të mundshëm, si keni deklaruar edhe ju vetë, marrjen e pushtetit hap pas hapi. Jemi të bindur se prezentimi i tyre në opinionin botëror, sidomos në disa vende me ndikim, do të ketë rëndësi të posaçme në afir- mimin e të drejtes së patjetërsushme të popullit Shqiptar për formimin e shtetit në Kosovë, ku mbi 90 për qind të popullsisë janë Shqiptarë. V etë fakti se në votime dolën edhe turqit, mys - limanët dhe kroatët, flet se fjala është për themelimin e një shteti modern e demokratik, ku secili do të realizojë të drejtat e veta kombëtare e kulturore.
Jemi thellësisht të bindur se veprimi i Parlamentit, sapozgjed - hur, (brenda në Kosovë) dhe i Qeverisë , e edhe të or ganeve të tjera shtetërore, do të jenë hapi më serioz dhe më i madh drejt krijimit të kushteve për nismën e funkcionimit të shtetit të ri.
Jemi të vetëdishëm se para nesh është një luftë e vështirë për - plot mund e sakrifica, por edhe një vullnet i pathyeshëm i yni për të realizuar qëllimet tona shekullore. Zgjedhja e juaj kryetar i Republikës së Kosovës, është vullneti i popullit dhe mirënjohje për të gjitha ato që bëtë që Kosova të vazhdojë përp - jekjet për të fituar lirinë dhe pavarësinë.
Me këtë rast ju uroj përzemërsisht zgjedhjen tuaj Kryetar të Republikës së Kosovës dhe formimin sa më të shpejt të të gjitha organeve të shtetit. Urime bashkë me tërë popullin. Le të jetë 24 Maji, ditë e fatit tonë të për gjithshëm dhe të ardhshëm.
New York, 25 maj Me respekt,
Hajdar Bajraktari
MBËSHTETJEEFUQISHME ZGJEDHJEVENËKOSOVË
Zgjedhjet në Kosovë u për- jetuan me mjaft emocione kudo në Shqipëri. Në çdo qendër prodhimi, institucion, familje etj., temë kryesore e bisedës midis njerëzve ishte se si do të zhvilloheshin votimet në Kosovë, çfarë situate do të krijo- hej atje dhe çndikim do të kishte në Shqipëri. Televizioni Shqiptar pothuajse gjithë programin ia përkushtoi 24 Majit, kësaj ngjarje - je me kaq rëndësi për fatet e Kosovës dhe të shqiptarëve që jetojnë atje e në krejt ish- Jugosllavinë.
Një ditë para zgjedhjeve aparati shtetëror dhe legjislativ ishte i angazhuar për të mbështetur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të zhvilluar votime të lira ku do të zgjidhnin presidentin dhe parlamentin e parë pluralist. Kjo
u duk në takimet që u bënë për këtë qëllim dhe deklaratat publike që i dhanë nëpërmjet shtypit dhe mjeteve të informacionit masiv. Kuvendi Popullor i Shqipërisë në deklaratën e datës 23 maj, për- shëndeti nxehtësisht zgjedhjet në Kosovë, e konsideroi këtë ngjarje shumë të rëndësishme dhe his- torike dhe ftoi opinionin publik ndërkombëtar, vendet anëtare të KSBE-së dhe të Komunitetit Evropian që të përkrahin dhe mbështesin zhvillimin e zgjed- hjeve të lira në Kosovë.
Po këtë ditë kryetari i Kuvendit
Popullor, z. Pjetër Arbnori iu drejtua Presidentit të Parlamentit Evropian, z. Egon Klepsch me një letër ku pasi shprehu qëndrimin e Shqipërisë për zgjedhjet në Kosovë i shprehu atij shqetësimin për përqëndrimin e forcave ushtarke serbe në Kosovë dhe i kërkoi që Parlamenti Evropian të angazhohet për të mundësuar zhvillimin normal të këtyre zgjed - hjeve.
Të nesërmen e asaj dite, pra në ditën kur në Kosovë filluan
votimet, shqiptarët në Shqipëri prisnin me ankth, por edhe me shpresë rezultatet dhe mbarëvajt- jen e votimit. Mjetet e informa- cionit në çdo moment përcillnin në opinionin shqiptar se çfarë ndodhte në Kosovë. Me preoku - pacion të veçantë ndiqeshin ngjarjet në Kosovë nga aparati shtetëror në Shqipëri.
Duke pasur parasysh situatën e ndezur në të gjithë ish- Jugosllavinë dhe tensionimin në Kosovë, nuk kishte se si këto zgjedhje të priteshin pa shqetësim edhe në anën tjetër të kufirit. Për këtë qëllim repartet ushtarake të kufirit verilindor ishin në një gatishmëri më të lartë se herë tjera. Pikërisht ditën
e zgjedhjeve në Kosovë, vetë kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Safet Zhulali vizitoi repartet e divizionit “Taraboshi”. Ai u foli ushtarakëve në kufi për vigji- lencën që duhet të kenë në këto momente dhe detyrat që dalin për mbrojtjen e atdheut dhe detyrat që kanë vëllezërit kosovarë për zhvillimin e zgjedhjeve të tyre të lira.
Ankthin dhe pasigurinë e këtyre dy ditëve mbas zgjedhjeve dhe mbas komunikimit të reazultatit e zëvendësoi entuziazmi. Gjithkush në një mënyrë apo në një tjetër u përshëndet fitorja e 24 majit në Kosovë dhe zgjedhja President e Ibrahim Rugovës me vota të lira. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, nëpërmjet telegramit të urimit që i nisi Ibrahim Rugovës,
e uronte atë dhe i shprehte përkrahjen e sinqertë të tij dhe të shtetitShqiptar.
Genc Tirana
Repartet ushtarake të
kufirit verilin- dor ishin në gatishmëri më të lartë se herë tjera
TELEGRAM I PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË, DR. SALI BERISHA, DREJTUAR PRESIDENTIT TË POSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA
JUSIGUROJPËRKRAHJENTIMEDHETË SHTETITSHQIPTAR
I dashur Ibrahim,
Zgjedhja e juaj në krye të Republikës së Kosovës, më jep rastin që t’ju dërgoj urime të përzemërta. Pjesa e kombit shqiptar në trojet e veta në Kosovë, diti të tregojë me pjekuri politike e kura- je qytetarëve vullnetin për të ecur drejtë demokracisë dhe pohimit të të drejtave qytetare. Banorët e Kosovës i treguan gji- hë botës së qytetëruar se ata janë për një dialog e forma demokratike të ekzistencës dhe se në asnjë mënyrë nuk do të jenë ata që do të nxisin dhunën në marrëdhëniet me të tjerë. Zgjedhjet e 24 majit, janë një hap i madh përpara në rrugën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Kosovë. Uroj me këtë rast të gjithë deputetët e zgjedhur të Parlamentit të Kosovës.
Duke patur të qartë përgjegjësinë e madhe që keni marrë mbi supe mund t’ju siguroj se përkrahja nga ana ime dhe nga shteti shqiptar nuk do të mungojë për të siguruar të drejtat tuaja.
I Juaji
Sali Berisha
Dr. Sali Berisha
ROBERT J. SIDI, Esq.
Former Trial Attorney With U.S. Immigration & Naturalization Service
• Visas
• Citizenship
• Employment Authorization
• Representation in Immigration Court • Political Asylum
377 Broadway, Suite 801 New York, NY 10013 212-941-4700 Fax 212-431-4460