Page 12 - illyria
P. 12
12 Illyria
E mërkurë, 27 maj, 1992
Intervistë e dr. Ibrahim Rugovës lidhur me zgjedhjet e 24 Majit
BOTA E DI ÇKA DO TË THOTË OKUPIMI
Dr Ibrahim Rugova
Çdo gjë gati për votimet. Që heret në mëngjes, të dielën vendvotimet ishin të hapura.
Pyetje: - Komisioni Republikan
i zgjedhjeve kumtoi se në 22 zona zgjedhore keni fituar prej 95 deri 99% të votave. Ju uro - jmë zgjedhjen për kryetar të parë të Republikës së Kosovës. Ju lusim një deklaratë për gazetat “Illyria” dhe “Bujku”.
Dr. Rugova:- Ju fale- minderit! Shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe
Komisionin Republikan i cili ka kryer një punë të madhe, pastaj falënderoj edhe të tjerët që janë angazhuar në organizimin e zgjedhjeve, falënderoj gjithë njerëzit në Kosovë, popullin shqiptar, pastaj myslimanët, turqit e të tjerët, që janë orga- nizuar aq mirë dhe që bën një vetë organizim që dje mahniti edhe vëzhguesit e huaj. Kjo ishte
një cilësi e re që dëshmon se ky popull di të organizohet, që di të mbajë pushtet, dhe që di të mbajë shtet, apo siç thotë populli, që di të mbajë shtëpi! Interesimi i gazetarëve dhe i agjensive të hua - ja këto ditë tregon se e çmojnë lartë vullnetin, durimin dhe poli- tikën paqësore të shqiptarëve, të cilët gjithsesi do të arrijnë qël- limet e veta, dhe që do të realizo - jnë kërkesat që i kanë shtruar deri më tash në rezistencën paqësore.
Personalisht, në këto momente ndjehem i gëzuar, një gëzim të cilin na e krijuan edhe gazetarët e huaj dhe observatorët dhe për pak kohë në këtë situatë të okupimit e represionit u ndjemë si pjesë e botës dhe si pjesë e Evropës, sepse këtu na janë ndërprerë të gjitha lidhjet. Prandaj, vlerësimet
e tyre na japin kurajo se vërtetë do të fitojmë atë që dëshirojmë.
Si edhe deri më tash, në bazë të programit të LDK-së që e kam prezentuar, e edhe të partive të tjera që i kemi pasur në Këshillin Koordinues të partive politike shqiptare në Kosovë, si dhe tash në bazë të votave që i ka dhënë populli, do të përpiqem që t’i real - izojmë ato që i kemi kërkuar: Institucionet demokratike, demokracinë në Kosovë, pavarës - inë e Kosovës! Do të angazho- hem për Kosovën si shtet i pavarur e neutral të popujve dhe të qytetarëve të lirë e të barabartë, me kufij të hapur në kuadër të integrimeve ballkanike dhe evropiane, ngase Kosova neutrale dhe e pavarur i kontribon sta- bilitetit në këtë rajon.
Në anën tjetër, zgjedhja kryetar i Republikës së Kosovës është një obligim i madh dhe i rëndë, pasi jam zgjedhur në këtë situatë çfarë
e kemi. Tash me përfaqësuesit legjitim do të bëjmë pushtetin
legjitim demokratik të popullit Të Kosovës, ngase jemi përfaqësues legjitim të tij. Duhet të punojmë. Shpresojmë dhe besojmë se këtë legjitimitet do ta njohë edhe bashkësia ndërkombëtare.
Pyetje:- A mendoni se mund të luaj rol vlerësimi i vëzhguesve të huaj se zgjedhjet e djeshme ishin korrekte dhe të drejta?
Dr. Rugova:- Ai ishte vlerësimi më i mirë. Siç e dini, shumë shtete kanë organizuar zgjedhjet, kanë pasur probleme, janë shpen - zuar me miliona para e të tjera dhe ka pasur parregullësi të
Zgjedhjet në Kosovë
SULM MBI REGJIMIN MILITARIST
Rexhep Qosja:
Zgjedhjet e sotme në Kosovë nuk mund t’i quajmë të lira sepse janë mbajtur në kushtet e okupimit dhe të mbikëqyr- jes së vazhdueshme të poli- cisë serbe. Sado këto zgjed- hje nuk mund t’i quajmë as demokratike në kuptimin e
mirëfilltë të kësaj fjale, sepse janë zbatuar në kushte okupi- mi dhe nuk ka mundur të zhvillohet fushatë elektorale as nga ana e partive, as nga ana e kandidatëve të propozuar për në Parlamentin e Kosovës. Ato janë shprehje e serishme pas referendumit
ndryshme përkundër kontrol- limeve që mund t’i bëjë shteti, ndërsa ajo që i mahniti të huajt, observatorët dhe gazetarët, ishte vetë organizimi i njerëzve. Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjed - hjet në çdo pjesë të Kosovës. Prandaj vlerësimi më i mirë është se zgjedhjet ishin të rregullta dhe fer. Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit
të zgjedhjeve ngase bota e di se çka do të thotë okupim, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansën për t’u realizuar si popull, të cilën nuk e ka pasur kurrë.
Pyetje:- Ditëve të fundit shtro- hen shumë pyetje se çka do të
ndodhë në Kosovë pas zgjedhjes së kryetarit të Republikës dhe pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës?
Dr. rugova:- Ne jemi të vetëdi- jshëm se në çfarë kushtesh i kemi mbajtur zgjedhjet dhe çfarë pushteti mund dhe do të krijojmë në këto rrethana. Ne do të vazh - dojmë hap pas hapi konstituimin e parlamentit, të qeverisë dhe kri- jimin e institucioneve këtu në Kosovë. Natyrisht, do të ketë vështirësi si dhe deri më tash në punën tonë, se gjithherë këto momente kanë qenë të vështira, por unë e kam filozofinë politike se duhet të punojmë dhe të reali- zojmë synimet tona.
Po përsëris prapë se ne kemi rrugën tonë politike. Do të për- piqemi që synimet tona t’i arrijmë në këtë rrugë përmes bisedimeve. Tash jemi në pozitë më të mirë, pasi kemi legjitimitet nga shumica
e popullit të Kosovës. Pushteti serb është kërcënuar dhe kërcëno - het, dhe do të bëjë çmos që të na pengojë, por jam i bindur dhe kështu janë të bindur edhe autoritetet me të cilat kemi kon- takte si edhe ata që qëndruan këtyre ditëve në Kosovë, se na kemi përkrahje në rrugën tonë. Kjo na jep shpresë se do të qën- drojmë dhe do t’i realizojmë synimet tona. Pushteti serb mund
të vazhdojë ende me represion e me presion, por zëri ynë do të dëgjohet më shumë në botë, pasi kemi legjitimitet.
Enver Maloku
të vjetëm e vullnetit politik të popullit shqiptar, por edhe të turqve e myslimanëve që në këto zgjedhje kanë marrë pjesë për Kosovën shtet sovran e të pavarur. Ato janë përpjekje që Republika e Kosovës mund të funksionojë si shtet i pavarur me organet e
saj. Ato janë, më në fund, trysni kolektive, por paqësore mbi regjimin militarist serb i cili, siç shihet, vetëm nën presionin e faktorëve ndërkombëtar mund të dety- rohet të heqë dorë prej opcionit të njohur serbomadh që i thonë Serbi e Madhe.
ALBERTADES ATTORNEY-AT-LAW
ALL IMMIGRATION MATTERS GREEN CARD POLITICAL ASYLUM EMPLOYMENT AUTHORIZATION PROFESSIONAL WORK VISAS
CALLDALIA 212-921-8677or212-391-3900
XH & P VIDEO PRODUCTION
301 E. 38 St. New York, NY
Bën xhirimin e dasmave
-Solemntiteteve të ndryshme familjare e shoqërore -Fotogra1⁄4min e këtyrë solemniteteve
-Shumëzimin e kasetave
-Shndërrrimin e tyre, prej sistemit PAL në NTSC dhe SECAM -Të gjitha xhirimet dhe përgatitjet tjera bëhen në mënyrën më të lartë profesionale, me teknologji të përsosur televizive
-Në këtë studio mund të bleni kaseta të prodhimeve më të reja nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare, duke përfshirë këtu edhe diasporën.
Tel. 212-661-6144 212-231-9702
Xhelil Halili Pren Gjidoda