Page 10 - illyria
P. 10
10 ILLYRIA
E mërkurë, 27 maj, 1992
MEDIUMETEHUAJAPËRZGJEDHJET
NËKOSOVË
Mjetet e informacionit të Evropës perëndimore dhe të SHBA-së u kushtuan vend të dukshëm zgjed- hjeve të djeshme në Kosovë. Të gjitha gazetat kryesore dhe kanalet televizive dhanë informata të hollësishme për zgjedhjet, duke theksuar në mënyrë të veçantë se Kosova është një vatër e rrezik- shme e krizës në rajon dhe se këto zgjedhje janë hap i parë dhe më i rëndësishëm drejt pavarësisë së plotë.
Kështu gazeta “Le Monde” e Parisit në artikullin me titullin “Shqiptarët etnik votojnë në Kosovë”, thekson fakte relevante për gjendjen e Kosovës të pushtuar nga Serbia dhe për zgjedhjet, të cilat do të mbahen edhe përkundër represionit dhe pengesave nga pushteti. Promotor i rezistencës pacifiste, thekson gazeta, është Ibrahim Rugova, i cili thotë se populli shqiptar ka filluar ta humbë durimin dhe se këto zgjedhje janë hap i rëndësishëm që mundësojnë vendosjen e pushtetit demokratik në Kosovë. Gazeta gjithashtu thekson fjalët e Dr. Rugovës se në Kosovë pas zgjedhjeve do të krijohet pushteti paralel, se do të emërohet Qeveria dhe se në shpënien e çështjes përpara, do të avancojmë hap pas hapi.
Agjencia AFP, në informatën e transmetuar ngaKosova me titull “Shqiptarët sot votojnë për pavarësi dhe për institucione demokratike të Kosovës” thekson fjalët e Ibrahim Rugovës me rastin e votimit në lagjen e tij se shqiptarët duhet të vazhdojnë politikën e tyre paqësore për të gjetur zgjidhje në interes të shumicës shqiptare dhe të serbëve që jetojnë në Kosovë. Kjo agjenci gjithashtu thekson fjalët e Momçilo Trajkoviqit, i cili kësaj agjencie i deklaron se ekzistimi i një republike të Kosovës shënon heqjen e një pjese të territorit të Serbisë, ku nuk do të kishte më asnjë serb në pushtet.
Edhe emisioni qendror informativ i BBC-së, “World Service”, ndër lajmet e para solli informatën nga votimet në Kosovë, të shoqëruar me storje filmike dhe me inserte nga ngjarjet e vitit 1989-90, në Kosovë. Si lajm të parë zgjedhjet në Kosovë gjatë ditës së djeshme e dha stacioni televiziv gjerman ZDF, pataj CNN amerikan etj.
Edhe radiostacionet më të njohura botërore, si “Zëri i Amerikës”, BBC, RFI, etj, dhanë informa- cione të gjata për zgjedhjet në Kosovë, gjithnjë duke theksuar se kjo është vatër e re potenciale e krizës në rajon.
KOSOVA FAKTORSTABILITETI
Zgjedhjet shumëpartiake në Republikën e Kosovës, të mbajtuara më 24 maj ishin plotësisht të suk- sesshme. Zgjedhja e Parlamentit dhe e presidentit të Republikës së Kosovës, është fitore historike për mbarë popullin shqiptar dhe qytetarët e Kosovës.
Zgjedhjet shprehen vullnetin e pathyeshëm të popullit për të realizuar synimet e veta me mjete demokratike e paqësore, dhe dëshmuan edhe njëherë organizimin e lartë të strukturave të popullit, të subjekteve politike, asociacioneve dhe individëve, në kurorëzimin e suksesshëm të përpjekjeve të shumë breznive në luftën për çlirimin kombëtar, për të qenë zot të vetëvetes, për jetë të lirë e të qetë.
Kosova me procedurë normale të konstituimit juridik e politik u bë shtet sovran dhe i pavarur me organet e veta legale dhe legjitime të zgjedhura nga populli, duke ngadhnjyer në përcaktimin që me votë e jo me luftë të zgjidhen çështjet, duke zbatuar politikën e mençur e të urtë të durimit e të orga- nizimit vetanak, autentik e autonom si përgjegjës ndaj masave të pushtetit serb.
Kosova -shtet, është shprehje e vullnetit të popullit shumicë të Kosovës, është faktor stabiliteti si nga rregullimi i brendshëm që garanton të drejtat dhe liritë qytetare e kombëtare, ashtu edhe për fak- torin e jashtëm me përcaktimin për fqinjësi të mirë me të gjithë popujt dhe shtetet përrreth, pa pre- tendime territoriale ndaj askujt.
Shqiptarët, serbët, myslimanët, turqit, romët, malazezët, kroatët dhe të gjithë popujt e tjerë do të jenë plotësisht të barabartë, në Kosovën si shtet të përbashkët të tyre.
Ky fakt do të pranohet dhe do të respektohet nag miqtë dhe nga armiqtë.
Urojmë të gjithëve për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, për zgjedhjen e Parlamentit dhe të
Presidentit.
Dr. Ibrahim Rugovës, me rastin e zgjedhjes Kryetar të republikës së Kosovës, si dhe Kuvendit të Kosovës për zgjedhje të suksesshme, po u arrijnë telegrame urimi nga individë dhe asociacione që tubojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga bota. Telegram urimi Parlamentit të Kosovës i dërgoi kryetarit i Degës së Ulqinit të LD të Malit të Zi, Fuad Nimani, pastaj Dega e LDK-së në Detroid etj. Ndërkaq, telegrame urimi Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e zgjedhjes Kryetar të Republikës së Kosovës i dërguan Hamdi Qorri, kryetar i Kuvendit të Komunës së Gllogovcit, Hajdar Bajraktari, drejtor i gazetës “Illyria” të New Yorkut, Dr. Sadri Fetiu dhe prof. Dr. Eshref Ademaj, kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve të Univeristetit të Prishtinës etj. Telegrame urimi Dr.Rugovës i dërguan gjithashtu edhe Nevzat Halili, kryetar i Partisë Demokratike Popullore me seli në Tetovë, Ilir Hoxha, kryetar i Lëvizjes së të Gjelbërve në Kosovës, Skënder Hoxha, kryetar i Partisë Republikane Shqiptar me seli në Mitrovicë etj.
Në telegrame zgjedhjet e 24 Maljit quhen zgjedhjet historike, që shënojnë kthesë në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e idealeve për pavarësi dhe demokraci. Në telegramet dërguar Dr. Rugovës shprehen dëshira për jetësimin e idealeve kombëtare shumëshekullore të popullit shqiptar për liri dhe mvetësim.
TELEGRAMEURIMIDR.RUGOVËS DHEKUVENDITTËREPUBLIKËS SËKOSOVËS
Kryetari i Qeverisë Dr. Bujar Bukoshi
JU PRIFTË
E MBARA
Më 24 Maj në Kosovë u kryen me sukses të plotë zgjedhjet e para të lira shumëpartiake për parla- mentin e ri dhe përKryetarin e Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e lira në Kosovë ishin shprehje e vullnetit politik të popullit për konstituimin legjitim të pushtetit.
Janë këto zgjedhjet e para të lira në Kosovë, dhe hera e parë që populli voton për ata që i ka propozuar vetë. Por , njëkohë - sisht këto janë zgjedhjet e para shumëpartiake që mbahen në një vend të okupuar , ku mbretëron dhuna e terrori i egër i një okupatori komunist.
Me zgjedhjet e 24 Majit, populli i Kosovës u përcaktua edhe një herë për rrugën demokratike të zgjidhjes së problemeve të rënda, të cilat tash sa kohë në këtë truall patën bërë që të ndalet ritmi i jetës dhe të humben shpresat për të ardhmen.
Akti i 24 majit është dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të pop - ullit për liri e demokraci, dëshmi e vitalitetit, urtisë e aftësisë
së tij që në kthesat e mëdha të historisë të ndërmarrë hapa që zënë vendin që i takon në mesin e popujve të civilizuar .
Populli shqiptar i Kosovës, ndër të parët në Evropën e Lindjes, qysh në vitin 1981, e paralajmëroi lindjen e një rendi
të ri botëror dhe domosdonë e rrënimit të sistemit komunist, viktima më tragjike e të cilit ishte gati pesë decenie. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit ai duroi një pushtim të egër dhe një dhunë në shkallë gjenocidi, por në asnjë moment nuk e humbi gjykimin e drejtë për të vlerësuar rrezikun që mund t’i sillte çfarëdo veprimi i pamatur të tij ta ndëshkonin me shfarosje. Me 24 Maj, populli shqiptar i Kosovës vlerësoi se Moska dhe Beogradi nuk mund të kenë më ndikim në Prishtinë, ashtu siç nukarritëntëkenëasme23marsnëT iranë,dhesezgjedhjete lira shumëpartiake për Parlamentin e ri të Kosovës, janë jo vetëm hap drejt vendosjes së pushtetit faktik në Kosovë, por edhe apel drejtuar opinionit demokratik ndërkombëtar për ta njohur këtë pushtet si manifestim të vullnetit politik të një pop - ulli, të cilit pikërisht orët e agonisë së komunizmit të atyre dy qendrave, mund t’i sjellin fatkeqësi të reja. Duket se këto zgjedhje opinioni demokratik ndërkombëtar i kuptoi jo vetëm
si apel, por edhe si obligim moral për ta përkrahur një popull që me mjete paqësore përpiqet tash sa kohë të dalë nga kthetrat e një pushtuesi komunist.
Ardhja e delegacioneve të shumta të vëzhguesve të vendeve demokratike të Evropës e Amerikës, e dëshmon disponimin e mirë të tyre për përkrahje, e cila në këtë çast historik, popullit shqiptar të Kosovës i është e nevojshme më shumë se kurrë.
Populli shqiptar i Kosovës, siç dihet, me 24 Maj doli masivisht në votime, përkundër kërcënimeve të hapta që i bëri në prag të zgjedhjeve qeveria e Serbisë drejtpërdrejtë, por edhe përmes kriminelëve të vet çetnikë, duke dëshmuar se nuk ka forcë që mund ta ndalë atë për ta shprehur vullnetin e vet. Ai në këto zgjedhje përkundër të gjitha vështirësive që kishte, arriti t’i zgjedhë më të mirët, të cilëve u dha mandatin për ta udhëhequr në këto orë të liga. Populli shqiptar së bashku me popujt e tjerë të Kosovës që e çmojnë lirinë e demokracinë, u nda njëherë e për gjithmonë edhe nga mënyra e komunizmit, që ia kishte zënë frymën plotë pesëdhjetë vjet.
Populli shqiptar i Kosovës, përkundër faktit se zgjodhi për - faqësuesit e vet më të mirë, është i vetëdijshëm se për t’i real - izuar qëllimet e veta të larta, do të ketë vështirë kurse aktin e zgjedhjeve e konsideron vetëm si fillim të një procesi demokratik, që mbështetet në vullnetin e tij dhe në përkrahjen
e opinionit demokratik ndërkombëtar .
Me votën që ia dha dje Parlamentit të ri dhe kryetarit të
Republikës së Kosovës, elektorati ua dha atyre jo vetëm man - datin por edhe uratën: Ju priftë e mbara!