Page 13 - illyria
P. 13

E mërkurë, 27 maj, 1992 I l l y r i a 1 3 VËZHGUESITEHUAJPËRZGJEDHJETNËKOSOVË
    Dr. Michael VanVait VAN PRAAG, ekretar i
përgjit hshëm i UNPO (Organizata e kombeve dhe e Popujve të pa
Përf aqësuar)
Gjatë qëndrimit tim në Kosovë kam vizituar dhjetë fshatra të Gllogovcit dhe të Prishtinës. Kam vërejtur se votimet janë kryer që në orët e para të mëngje- sit. Konsideroj se zgjedhjet janë përgatitur shumë mirë dhe kanë qenë korrekte. Kam biseduar me shumë njerëz dhe jam i lumtur që policia nuk ka shkaktuar prob- leme serioze. Policia ka mbyllur disa vendvotime në shkolla, por votuesit e kryen obligimin e vet në vendvotimet alternative. Mua më ka arrestuar policia dy herë. Herën e parë më ka arestuar poli- cia sapo kam arritur në Prishtinë, ndërsa herën e dytë, mbrëmë (më 23 maj, në orën 23, 30 minuta). Në stacionin e policisë më mba- jtën rreth 30 minuta, m’i kontrol - luan të gjitha dokumentet dhe më lëshuan. Edhe sot në mëngjes (24 maj) më arrestuan në Gllogovc, kur po bisedoja me disa fshatarë. Në polici më mba - jtën 45 minuta. Isha i uritur dhe kërkova prej tyre të më lironin për të ngrënë diçka. Më thanë se poqese vazhdoj kështu, do të detyrohem të ha gurë. Edhepse përpiqeshin të më pengonin gjir - imin, megjithatë gjirova dhe fotografova. Në pyetjen tonë se a i ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë vend tjetër që të arresto- het, dhe të malltretohet nga poli - cia, Zoti Michael tha se kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë në karri- erën e tij. Nga kjo shihet se këtu nuk ka liri, këtë e pashë edhe gjatë votimeve nga shqetësimi i madh i popullit se mos po ndërhynte policia. V etë frika, fundi i fundit, është dhunë. Po kështu e ka pasur edhe kolegu im Tohnson, i cili është marrë dy herë në polici. Unë kam përcjel - lë zgjedhje në Hungari dhe nuk kam vërejtur fare policë. I kam vëzhguar zgjedhjet edhe në Rumani e Poloni, por kjo këtu për mua është një përvojë e re.
Mund të konkludojs se zgjed- hjet janë organizuar me sukses dhe në to është shprehur vullneti i popullit. Komisionet e kanë
kryer punën mirë dhe nuk kam vërejtur asnjë shenjë të parreg- ulltësisë gjatë zgjedhjeve. Jam befasuar me pjesëmarrjen masive të elektoratit në zgjedhje.
IstokTori,gazetariTV Sllovenisë.
Unë i kam përcjell ngjarjet në Kosvoë para tri vjetësh, kur Kosovës iu mor Autonomia dhe sot këtu jam pas tri vjetësh. Gjendja politike, fatkeqësisht është shumë e rëndë, por për fat të mirë, mendoj se fitorja është shumë afër. Ju tash për tash jeni të pushtuar nga Serbia dhe insti - tucionet tuaja të pushtetit, ajo i konsideron ilegale. Gjendjen e keni edhe më të rëndë pas formimit të vetëquajturës Jugosllavi e tretë, në të cilën për shqiptarët nuk parashikohen kur - rfarë të drejtash, madje as ato që i kishin më përpara, kur e kishin Autonominë. Tash kur Jugosllavia është shkatërruar, pas asaj që ndodhi në Slloveni e në Kroaci, Serbia ka humbur plotësisht legjitimitetin ndërkombëtar e me këtë edhe çdo argument me të cilët arsyetohej deri tash.
Zgjedhjet shumëpartiake në Kosovë do të impnojnë dialo- gun, i cili deri tash ishte i pamundshëm. Ky dialog men- doj se duhet të zhvillohet përmes një subjekti të tretë ndërkombë- tar. Me këto zgjedhje do të for- mohet edhe struktuara e pushtetit
të ri në Kosovë. Tani e tutje jam i bindur se Serbia më nuk do të mund të ndërmarrë ndonjë akt agresioni. Zgjedhjet mendoj se kanë qenë të rregullta dhe të suk - seshme.
Yutaka Sotome, gazetar i gazetës së përditshme japoneze “The Yomiuri Shimbun”.
Shqiptarët në Kosovë janë në një gjendje shumë të rëndë dhe e kanë pasur shumë vështirë t’i organizojnë këto zgjedhje. Deri tash shqiptarët nuk i kishin organet e veta legale: kryetarin e Republikës, Parlamentin dhe Qeverinë, organe këto të cilat janë të domosdoshme. Serbia edhepse i la të mbaheshin këto zgjedhje, kushtimisht pa për- dorur forcën e vet, kam frikë se pas zgjedhjeve ajo do të ndër- marrë ndonjë sulm kundër shqip - tarëve. Gjatë zgjehdjeve nuk kanë guxuar ta përdor forcën për shkak të prezencës së shumë vëzhguesve dhe gazetarëve të huaj. Nga përvoja e deritashme e politikës së Millosheviqit, mund të pritet që Serbia të ndër- marrë masa të reja represive në Kosovë. Mendoj se ne si gaze- tarë të jashtëm duhet ta përkrahim popullin shqiptar në Kosovë. Jam befasuar se si është e mundur të ketë aq shumë policë në rrugë, rrugicë e shesh. Në vërejtjen tonë se gjatë këtyre ditëve policia është fshehur, për të mos vërejtur nga gazetarët e huaj, ai tha se kjo shqetëson më shumë.
Në pyetjen tjetër se sa di opin- ioni japonez për gjendjen e shqiptarëve dhe për Kosovën,zoti Sotome tha se opinioni japonez di mjaft për Kosovën si vendi më i pazhvillu - ar në Evropë, si pasojë e push- timit serb. Opinioni japonez e di poashtu se populli shqiptar në ish-Jugosllavi ka qenë i ndarë në disa republika, si në Maqedoni, Mal të Zi e Serbi. Tani Evropa po i bën përpjekjet e fundit që ta transformojë Jugosllavinë, dhe
japonezët janë shumë kurreshtarë të dinë se çka do të ndodhë me Kosovën.
Ron Pempst ein, (Zëri i A merikës)
Jam shumë i impresionuar me daljen masive të elektoratit në vendvotime, përkundër prezencës së policisë, e cila bënte presion për t’i penguar votimet, dhe përkundër asaj se autoritetet serbe i shpallën ilegale. Më ka impresionuar veçanërisht vullneti i popullit shqiptar për të arritur atë që e dëshirojnë.
Konsideroj se këto zgjedhje nuk do të kenë ndonjë efekt praktik ngase serbët kanë deklaruar se nuk i konsiderojnë të vlefshme për ta. Sa i përket gjendjes në Kosovë, unë pata rast të bisedoj me shumë shqiptarë, të cilët deklarojnë se Serbia ua shkel të drejtat e tyre, ndërsa serbët thonë se shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat. Unë e konsideroj se ashiqare shkelen të drejtat e shqiptarëve.
Zoti Russell Johnston, zëdhënës për çështje evropiane i liberalëve demokratikë të
Brit anisë së Madhe
Zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të qetë dhe me një vetëdisciplinë dhe organizim të mirë. Ato u mbajtën nën një prsion policor të vazhdueshëm, i cili u kapërcye me durim. Kam vërejtur një vullnet të përgjithshëm të popullit shqiptar për arritjen e demokracisë.
Zoti Karl Rhoads (Fondacioni i Kongresit Amerikan për të Drejtat
e Njeriut)
Unë i kam vëzhguar zgjehdjet në 12 vendvotime në Pejë, në Prishtinë dhe në Istog. Kam
vërejtur se në votime popullata ka dalë masivisht. Edhepse kemi vërejtu shumë policë në rrugë neve nuk na kanës ndalur askund. Mirëpo, kolegët tjerë janë ballafaquar me policinë dhe kanë deklaruar se kanë parë raste kur policia ka intervenuar në vendvotime, me ç’rast kanë konfiskuar edhe materialin votues. Njeri nga grupet e vëzhguesve tanë policia e ka ndalur disa orë për ta penguar që t’i mbikqyrë zgjedhsjet. Unë kam ditur edhe përpara për Kosovën, por tash kur pata rastin të vij këtu, më ka befasuar për të mirë uniteti i popullit, afërsia e madhe dhe mikpritja që e karakterizon popullin tuaj. Mendoj se zgjedhjet ishin të organizuar mirë dhe nuk kishte kurrfarë lëshimesh. Për këtë ne do të hartojmë një raport të për- bashkët për organizatën tonë.
Andreas Belibassakis (Ant ena TV dhe
BBC-seksioni grek)
Është e qartë se problemi i Kosovës dhe i shqiptarëve është një ndër problemet më të rënda në ish-Jugosllavi dhe ky prob- lem duhet të zgjidhet patjetër kur dihet se mbi 90% të banorëve janë shqiptarë. Problemi ka filluar kur Kosovës i është marrë Autonomia që ka pasur sipas kushtetutës së vitit 1974. Mirëpo problemi i Kosovës duhet të shikohet në kontekst të krizës së përgjithshme në Jugosllavi.
Pa zgjidhjen e problemit të Kosovës, nuk mund të kon- siderohet i zgjidhur problemi jugosllav. Zgjedhjet shumëpar- tiake në Kosovë mendoj se janë shumë të rëndësishme. Këto zgjedhje janë ilegale për pushtetin serb, por megjithatë është dashur të fillojë një proces demokratik edhe në Kosovë. Mendoj se kjo është një fazë e zhvillimit të proceseve si në Bosnjë. Këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme si zgjedhje, sa janë të rëndësishme si një pro- ces. Në Bosnjë u bë referendu - mi, fazë kjo që kaloi dhe pastaj shpërtheu lufta. Shpresoj se lufta nuk do të shpërthej në Kosovë, sepse shqiptarët nuk kanë formacione paraushtarake, çfarë kishte në Kroaci dhe në Bosnjë. Nga ana tjetër Millosheviqi nuk dëshiron të hap edhe një front në ish- Jugosllavi. Ai e ka humbur luftën diplomatike dhe tash dalëngadalë po humb edhe në aspektin ushtarak. Shpresoj se në Kosovë nuk do të shpërthejë luftë. Unë i kam vizituar disa vendvotime dhe mendoj se ato ishin të rregullta. Prapë po them se zgjedhjet nuk i konsideroj aq të rëndësishme por si fillim të një procesi të rëndësishëm të demokratizimit.
Xh. Krasniqi S. Kamberaj
Atmosfera gjatë votimeve në vendvotimin nr. 4, në Jagoda Realty, në Bronx. Në plan të parë, duke votuar plaku Mark Zef Marku: "Votoj për ibrahim Rugovën sepse ai është simbol i rezistencës së Kosovës"
    SANDRA ERICKSON
Real Estate
 • licensed broker •apartments for rent
& for sale (safe, quiet locations avail-
able)
• comprehensive ATS credit quali1⁄4cations Call to discuss your buying,
  Tel. (212) 295-9000 2790 Grand Concourse Bronx, NY 10458
 REALTOR




























































   11   12   13   14   15