Page 15 - illyria
P. 15
E mërkurë, 27 maj, 1992
Illyria 15
AGJENCITËEHUAJAQË PËRCOLLËNZGJEDHJET
NËKOSOVËMË24MAJ
1. WTN
2. Daily Telegraph 3. Independent
4. ITN
5. BBC
6. Reuters
7. The Guardian
8. Frontline News 9. Financial Times
10. Voice of America 11. Los Angeles Times 12. Associated Press 13. New York Times 14. Herald Tribune
15. RTV Victoria (USA) 16. RLDK (USA)
17. Illyria (USA)
18. ARD TV
19. STEM
20. Deutche Vello
21. Die Tageszoitung
22. 24 Houres-Quotidien Swisse 23. Liberation
24.Le Mond
25. RFI
26. Progress East Agency
27. Hungarian TV
28. Al Hyjatt
29. Saudi Arabian TV
30. Kuwaiti TV
31. Television of Spain
32. TV Slovenia
33. Politiken (Denmark)
34. The Yomiuri Shimbun
35. Magachiono TV
36. Antena TV
37. Katimarini
38. Elefterothipia
39. The Toronto Star
40 Yu-Tel
41. Borba
42. Duga
43. Belgrade Second Channel 44. Radio Podgorica
45. Tanjug
46. Politika
47. Veçernje Novosti
48. Ekspres Politika
49. Macedonian TV
50. Oslobodjenje
51. Radio Sarajevo
52. Hina
53. Croatian TV
54. Zagreb Radio (Albanian Service)
55. Zagreb Radio (Croatian Service)
56. Vecernji List
57. The Chicago Tribune Austria VTN-NEWS
58. Nova Makedonija
59. RAI UNO
60. Progres Agency
61. Al Shark
PRESS CENTER, MAY 24, 1992
KRYETARITTËREPUBLIKËS
SËKOSOVËS
DR.IBRAHIMRUGOVËS
I nderuari z. kryetar.
Më lejoni që në emër të shumë vëllezërve dhe motrave shqiptaro-
amerikane, dhe në emrin tim personal t’Ju uroj zgjedhjen tuaj kryetar i republikës së Kosovës në votimet e lira dhe shumëpartiake të 24 Majit 1992.
Votimet e 24 Majit 1992 janë padyshim konfirmim moral dhe konso - lidim ligjor i veprimtarisë progresive të popullit kosovar. Në këtë pro - ces historikisht të drejtë, jJu z. President dhe bashkëpunëtorët e jJuaj keni luajtur një rol udhëheqës që ka fituar admirimin e botës së qytetëru - ar, dhe për këtë meritoni përgëzimet e gjithë njerëzimit paqedashës dhe përparimtar. Nuk ka asnjë dyshim se nën udhëheqjen Tuaj është evituar konfrontimi, gjakderdhja, katastrofa, që të gjithë e dimë ka qenë e për - gatitur nga ata që po shkaktojnë kataklizmën humanitare në Slloveni, Kroaci dhe tani në Bosnjë-Hercegovinë, dhe për këtë sukses të jashtëza - konshëm, Ju meritoni mirënjohjen më të thellë dhe lëvdatat më të larta. Në momente shumë të vështira, para gjakut të derdhur pa faj, para helmimit të fëmijëve të pafaj, para sjelljeve brutale të policisë serbe kun - drejt një populli të pafaj, Ju keni treguar gjakftohtësinë e një udhëheqësi plot eksperiencë, dhe bindjen e patundur në epërsinë e metodave paqë - sore. Dhe për këtë, historia do t’jJu njohë si hero i kurajos civile dhe i rrugës paqësore.
Zoti President:
Rruga e kosovarëve drejt lirisë dhe pavarësisë së dëshiruar dhe të mer - ituar plotësisht është e gjatë dhe e mundimshme. Të gjithë ne jemi plotësisht koshientë për këtë. Por, njëkohësisht duhet të jemi të sigurtë
se në përpjekjet e Juaja do të keni përkrahjen masive të njerëzimit liri - dashës, përkrahjen e plotë të dhjetë milionë shqiptarëve kudo që janë në botë duke përfshirë natyrisht edhe përkrahjen e bashkësisë shqiptaro- amerikane. Personalisht jam i gatshëm dhe e kam për nder të jam dhe të quhem përkrahës i Juaj sot, dhe në të ardhmen tonë premtuese dhe të përbashkët.
Pranoni Ju lutem, z. president i Republikës së Kosovës, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
25 maj, 1992 Prof. Sami Repishti Baldwin, New York
MJETETEINFORMACIONIT SERBPËRZGJEDHJETNË KOSOVË
Megjithë insistimin e tyre të vazhdueshëm që zgjehdjet e 24 Majit në Kosovë të injorohen, mjetet serbe të informimit, qoftë për shkak të interesimit të tyre për t’i
vendosur këto zgjidhje në kontekst të propagandës antishqiptar, qoftë për shkak të interesimit të opinionit të jashtëm, megjithatë u detyruan t’i kushtojnë hapësirë dhe t’u japin prioritet si ngjarje politike të dorës së parë.
Kështu, gazeta “Borba” boton një faqe të tërë me informacione nga zgjedhjet e djeshme, e edhe përkundër intonimit tendecioz, jep një pasqyrë relativisht të plotë të asaj që dje ndodhi në Kosovë. Veçanërisht bie në sy përshkrimi autentik i atmosferës, duke përfshirë aktin e votimit, por edhe intervenimet e policisë në vendet e caktuara. Edhe me këtë rast objekt manipulimi janë turqit dhe romët, për të cilët “Borba” thotë se dje nuk dolën në votime, por nuk thekson burimin e informatës se nga u morën këto të dhëna. “Borba” gjithashtu jep vend me rëndësi momentit të votimit të Ibrahim Rugovës, duke akceptuar në veçanti fjalët e tij “pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit”. Gjithashtu në këtë gazetë theksohet se deri sa Qendra për informim e LDK-së dje sillte të dhëna për intervenimet e policisë serbe, shtabi i kësaj policie në Prishtinë i ka demantuar këto të dhëna.
Gazeta “‘Jedinstvo”, votimet në Kosovë i ndjek me një shkrim përmbledhës botuar në fund të faqes së pestë, në të cilën thotë se këto zgjedhje gjoja ishin farsë dhe se në to dolën një numër fare i vogël i shqiptarëve.
Ndërkaq, gazetat “Politika”, “Novosti” dhe “Ekspres Politika”, me arsenalin e njohur të shpifjeve e trillimeve, zgjedhjeve u japin rëndësi sporadike, duke shtremuar fakte e të dhëna për numrin e votuesve, për vendvotime dhe për çdo gjë tjetër.
Edhe emisionet informative të radios dhe televizionit u detyruan t’i përfshinin këto zgjedhje ndër informatat kryesore të ditës, por natyrisht nuk harruan të theksonin se numri i votuesve që dolën në zgjedhje ishte i vogël dhe se ato ishin zgjedhje ilegale.
Raportet nga terreni për zgjedhje
ÇDO KUND VOTIME MASIVE
DPrishtinë, më 24 maj, 1992. alja e qytetarëve në votime që në orët e para të mëngjesit ishte
masive. Vendvotimet u hapën me kohë dhe organizimi në këtë drejtim ishte jashtëzakonisht i mirë, pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë që krijoi dhe po krijon pushteti serb.
Sipas informatave që arrijtën deri në orën 10 në disa vendvo- time në Kosovë policia ka inter- venuar, duke konfiskuar materi- alin zgjedhor, e diku edhe duke arrestuar e keqtrajtuar qytetarët dhe anëtarët e komisioneve votuese.
Kështu, në fshatin Talinoc të Ferizajt, policia arrestoi Jakup Mehmetin dhe Bejtush Mustafën. Në Podujevë, në
thënë se po qe se nuk veprohet sipas urdhërit, do të përdoret dhuna. Nëpër qendër të Klinës vërehet një lëvizje e madhe e patrullave të policisë.
Informatat nga terreni bëjnë të
ditur se nëpër zona dhe vendvo- time deri në orën 10 kanë votuar 60-70% të votuesve, si në disa fshatra të Pejës (Jabllanicë, Radavc etj, ) dhe të Klinës (Budisalc etj,).
fshatin Bajçinë policia ndërpreu votimin dhe tashti atje votimi bëhet në vendin rezervë. Ndërkaq në Prishtinë, në zonën 9, vendvotimi nr. 66, policia arrestoi Agim Ymerin, kryetar i komisionit për votim. Në Mitrovicë policia hyri në vend- votimin e hapur në shkollën fil- lore “Migjeni” dhe me atë rast konfiskoi rreth 200 fletëvotime të plotësuara. Në Janjevë policia u interesua për emrat e anëtarëve të komisionit të votimit, si dhe për pronarin e lokalit ku bëhej votimi.
Në zonën e gjashtë të qytetit të Gjilanit, rreth orës 8 intervenuan dhjetë policë dhe me atë rast arrestuan Ali Avdylin, të cilin edhe e rrahën në prezencën e të pranishmëve. Policia rrahu edhe mulla Shahin Zymberin, 60 vjeçar. Me këtë rast ata kon- fiskuan edhe materialin votues.
Në zonën nr.4, vendvotimi nr. 2, në Vushtrri, intervenuan 20 policë dhe konfiskuan kutitë e votimit, një pjesë të materialit, flamurin dhe fotografinë e Dr. Rugovës. Edhe në zonën nr. 2, vendvotimi nr. 9 dhe 10, ndërhynë rreth 30 policë dhe konfiskuan një pjesë të materialit votues.
Ndërkaq në Klinë, në vendvo- timin nr.31, policia kërcënoi këshillin votues dhe urdhëroi ndërprerjen e votimit, duke
Now Available In America
HAYAT® Natural spring Water
Exclusive Agent: Holsa, Inc. new York, NY 10022 Distributed by: Northeast Imported, Inc.
Tel: (516) 625-9336 Fax: (516) 625-8113
Tratoria