Page 16 - illyria
P. 16

16 Illyria
E mërkurë, 27 maj, 1992
    Skender Blakaj, gazetar i përjashtuar nga puna në vitin 1981, ish-i izoluar poli - tik, LDK-Pejë:
Lagjet më të njohura të rezistencës e të vlimeve në këto vitet e fundit kanë qenë Vranjevci i Prishtinës, (tash Kodra e Trimave), Tavniku i Mitrovicës, dhe Kapeshnica e Pejës. I propozuar nga Peja, normalisht nga LDK-ja, deputet i Kuvendit të parë shumëpartiak të republikës së Kosovës, më kanë zgjedhur në zonën zgjedhore nr. 1 të Pejës, që përfshin Kapeshnicën dhe disa pjesë përreth. Do të thotë më kanë bërë nder dhe më kanë ngarkuar përgjegjësi të mad- he. Sigurisht që ky Parlament do të jetë Parlament me telashet më të mëdha në his- torinë e këtij populli.
Kosova me votën e vet ia dha mbështetjen Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së. Jemi shumë të vetëdijshëm çka do të thotë kjo. Kjo na bënë nde,r por edhe na obligon pa masë. Jemi në momentet e
kthesave të mëdha, të realizimit të demokracisë sonë.
Besoj se do t’ia dalim.
Rexhep Osmani, p rofesor, LDK Fushë-Kosovë:
Më 24 maj 1992 u hap një faqe e re e historisë së Kosovës. Populli zgjodhi Parlamentin e ri shumëpartiak, mbi të cilin do të bjerë një barrë e rëndë e me p ë rgjegjësi, për ta nxjerrë Kosovën nga robëria shekullore. Punën e Parlamentit duhet ta karakterizojë maturia, guximi e profesionalizmi. Besimin që ma dha elektorati në Fushë- Kosovë më obligon që të angazhohem me tërë qenjen time së bashku me kolegët e tjerë që ta realizojmë pavarësinë e Kosovës dhe t’i konstiuojmë institucionet demokratike, si dhe ta integrojmë Kosovën dhe hapësirën gjithëshqiptare në Evropë.
Edita Tahiri, anëtare e kry -e sisë së LDK-së:
Zgjedhjet e lira në Kosovë shënojnë një datë historike për popullin shqiptar të Kosovës. Në këtë datë edhe shtetit të fun - dit të Evropës iu mundësua mbajtja e zgjedhjeve të lira, gjë që u dëshmua edhe nga pjesë- marrja e një numri të madh të vëzhguesve dhe gazetarëve të huaj.
Si shqiptare jam shumë e lum - tur që populli shqiptar, më në fund në mënyrë demokratike votoi për përfaqësuesit legjitim të tij, ndërkaq si deputete do të përpiqem që me seriozitet dhe përpikëri ta vë në praktikë vull - netin e lirë politik të popullit për jetësimin e shtetit tonë të lirë e sovran.
Bajram Kosumi (ish-i burgo - sur politik-Par tia Parlamentar e e Kosovës- Kamenicë):
Kuvendi shumëpartiak i Republikës së Kosovës është hapi më serioz politik në Kosovë. Me këtë Kuvend fillon rruga e vështirë e institucional- izimit të organeve të shtetit të Republikës së Kosovës, që domethënë, kemi arritur në shkallën më të lartë të or ga- nizimit politik, shoqëror e ekonomik. Duhet të thuhet këtu se, në politikën tonë të deri- tashme, në raportin tonë politik ndaj botës ka ekzistuar një dis - proporcion i logjikshëm politik, një kontradiktë indirekte: ne kemi kërkuar prej botës ta pra- nojë Republikën e Kosovës e cila në të vërtetë nuk e ka funkcionalizuar tërë aparatin e vet. Si mund të kërkohet prej të tjerëve ta pranojnë institucionin i cili në të vërtetë nuk funk- sionon? Nuk mjafton vetëm shprehja verbale e vullnetit politik, që ai vullnet politik të qenësojë. Vetëm tash, me punën që do ta bëjë Kuvendi i Republikës së Kosovës, në institucionalizimin e tërë mekanizmit shtetëror , do të kri - johen kushte optimale që të pra - nohet shtetësia e Kosovës.
Kosova edhe pas zgjedhjeve shumëpartiake mbetet e okupuar. Pikërisht për këtë përgjegjësia e Kuvendit do të jetë e madhe.
Fadil Hysaj, LDK-Shtime, Regjisor i T eatrit të Kosovës: Pas zgjedhjeve të suksesshme
për Parlamentin e Republikës së Kosovës gradualisht po i
kthehet Kosovës. Serbia gjatë periudhës dhjetëvjeçare e sido - mos dy vitet e fundit u mundua të na eliminoj njëherë nga sis - temi e pastaj mbase me aplikim të masave edhe ma radikale se deri tani të tentojë të bëjë ndërrimin e strukturës etnike të popullatës së Kosovës sepse vërtetë do të ishte vështirë për të që për një kohë më të gjatë 8% popullatë ser- bo-malazeze të sundojnë 9 0% shqiptarë që nuk e pranojnë në asnjë segment atë pushtet. Bojkotimi i plotë i pushtetit të Serbisë dhe krijimi i institu- cioneve funksionale të sistemit shiptar, të formave autoktone të rezistencës paqësore, for- mave origjinale të organizimit të jetës në të gjitha nivelet, bën të mundshëm jo vetëm rezis- tencën më efikase por edhe zhvillimin e jetës në binarë të kontrolluar .
Mehmet Hajrizi, pr ofesor (ish i burgosur politik), deputet i Kuvendit të Kosovës-LDK:
Zgjedhjet e 24 Majit për Parlamentin e ri të Republikës së Kosovës dhe për Presidentin e saj përbëjnë një akt historik për popullin tonë të robëruar. Pjesëmarrja masive e popullatës në këto zgjedhje entuizazmi dhe vendosmëria e zgjedhësve për të shprehur vullnetin politik, përkundër pengesave dhe rrez- iqeve, qenë garancë e për- fundimit me sukses të tyre.
Ardhja e gjithë atyre vëzhguesve të huaj midis nesh ditën e zgjedhjeve, i bën ato më madhështore dhe më legjitime. Çështja e drejtë e popullit tonë të robëruar tashmë gëzon sim- patinë dhe mbështetjen e gjerë të opinionit ndërkombëtar .
Më 24 Maj 1992 Kosova shënoi edhe një fitore të re, bëri edhe një hap shumë të rëndë- sishëm në rrugën e saj të gjatë e të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Shpreh bindjen se Parlamenti i ri i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet do t’i shërbe - jë me besnikëri, mençuri dhe me guxim kauzës së shtrenjtë të popullit tonë të shumëvuajtur .
Xh. Krasniqi S. Kamberaj
Anketë me deputetë të posazgjedhur
RËNDËSIAHISTORIKEEPARLAMENTIT
  Në bazë të nenit 3, 4, 5, 6 dhe 10 të Vendimit mbi grumbullimin e mjeteve financiare për Republikën e Kosovës, nr. 7/91 të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
Obligohen
1. Punëtorët që janë në marrëdhënie pune në shtetet e jashtme të ndajnë nga 3% nga të ardhu- rat neto mujore në Fondin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shtetin ku punojnë;
2. Organet e Fondeve, mjetet e të cilave bien në kompetencën e pushtetit të Kosovës, që këto mjete t’ia lënë në disponim Qeverisë së Republikës, më së largu deri më 15 maj 1992,
3. Personat që gëzojnë ndihmat e shtetit ku janë strehuar, që nga shuma mujore e ndihmës të ndajnë 3% për Fondin e Republikës;
4. Pronarët e firmave private të ndajnë nga 3% në çdo muaj në formë të akontacionit, në llogari të fondit, në shtetin ku e kanë selinë;
5. Bartës të organizimit të grumbullimit të mjeteve në shtetet e jashtme janë Këshillat Koordinuese të Subjektëve Politikë, përkatësisht partitë politike dhe shoqatat e qytetarëve (lobi)
Vendimi nr. 7/91 përkohësisht e zëvendëson Ligjin mbi Buxhetin e Republikës së Kosovës.
P.S. Ndihmat për Fondin e Qeverisë së Kosovës mund të bëhen përmes gjirollogarisë të hapur në Chemical Bank, The Kosova Fund Inc, 185003354. Pagesën e bëni me çek ose “money order”. Për informata më të hollësishme, thirrni në tel: (212) 933-6202. Ndërkaq, me postë mund t’i dërgoni ndihmat në këtë adresë: The
Kosova Fund Inc. P.O. Box 580218, Mount Carmel Station, Bronx, N.Y. 10458
    MADONIA BROTHERS
BAKERY Inc. Est. 1918
Home of Quality Breads Biscotti, Breadsticks & Cookies
2348 Arthur Ave.
BRONX, NY 10458
(212) CY5-5573
Peter Madonia Proprietor
All baking done on premises for 3 generations.
 






















































   12   13   14   15   16