Page 14 - illyria
P. 14

1 4 I l l y r i a E mërkurë, 27 maj, 1992
   SHTYPI I HUAJ PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË
“NEVOTOJMËPËRLIRIDHEBARAZIPËRTË
Gazeta zvicrane “Le nou- veau quoditien” lidhur me zgjedhjet në Kosovë sjellë artikullin me titull “Në Kosovë po përgatitet akti i tretë i tragjedisë jugosllave”, të autores Sabine Estiere, e cila shton se pas zgjedhjeve të këtij uikendi në Kosovë, Evropa nuk mund të shtiret se u gjet e befasuar, nëse atje shpërthen ndonjë konflikt i përcjellur me dhunë”.
Klima në të cilën po mbahen këto zgjedhje mund të jetë mjaft vendimtare, pasi në Kosovë mund të luhet akti i tretë i tragjedisë jugosllave. Kështu pas Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës së pavarur, luftimet mund të barten në Kosovë, pasi urrejtja e bartur me vite, nga një shkëndi e vogël, mund të shndërrohet në zjarr të vërtetë.
Sipas një funksionari të Komisariatit të Lartë për Refugjatë, Jean Noel Vetverald, i cili ka qëndruar mbi dy muaj në Sarajevë, nëse konflikti fillon në Kosovë, atëherë, lufta do të shtri - het edhe në regjione tjera, pasi pos Shqipërisë, e cila faktikisht do të jetë në luftë, në të do të përfshihen edhe Maqedonia e Bullgaria.
Konflikti ende nuk ka shpërthy - er, por aty nuk është vendosur asnjë përfaqësues i OKB ose i Komisariatit të lartë për refugjatë, kurse nga Shqipëria, tërhiqet vërejtja se në rast konflikti, mund
të pritet një valë e madhe e refug - jatëve kosovarë, mandaj ne nuk mund të befasohemi për këtë”, deklaron ky funksionar i OKB-së.
“Televizioni i Zvicrës” infor- matën e dytë të ditarit kryesor të mbrëmjes ia kushtoi zgjedhjeve në Kosovë. Nga Prishtina njoftoi reporteri special i tij, Abraham Sizijadis, i cili theksoi: “Kjo ditë është e veçantë për shqiptarët e Kosovës, të cilët organizuan për herë të parë zgjedhjet legjislative. Shqiptarët nuk kanë armë. Ata, oranizuan këto zgjedhje të lira për t’ia tërhequr vëmendjen Evropës se Kosova e banuar me shumicë shqiptare, jeton nën administratën ushatarake serbe.
Nga frika e represionit, ë cila është gjithkund prezente, listat elektorale janë transmetuar vesh më vesh. Në vazhdim gazetari pyet një plak, për çka është duke votuar. Ai u përgjegj: “ne voto - jmë për liri dhe barazi për të gjithë, që më në fund të puno- jmë të lirë, që t’i hapim shkollat
e mbyllura të fëmijëve tanë”.
Serbia është gatshme që të shtyp me çdo kusht vullnetin e shqip- tarëve për pavarësi. Autortitetet serbe nuk dëshirojnë që gazetarët
e televizionit të shohin realitetin mbi aparthejdin në Kosovë. Ai theksoi se, gazetarët e kanë të ndaluar të filmojnë prezencën e ushtrisë, policisë dhe forcave paraushtarake, të cilët janë prezentë dhe vigjilentë në të gjitha këndet e rrugëve të Prishtinës. Përndryshe, pason arrestimi dhe maltretimi.
Kosova është një regjion ku çdo lëvizje e dyshimtë dënohet në mënyrë të pamëshirshme nga ana
e policisë ushtarake serbe. Udhëheqësi i lajmeve shtoi se,
shqiptarët me origjinë nga Kosova, dolën në zgjedhje jo vetëm në Kosovë, po në të gjitha shtetet e botës ku punojnë dhe jetojnë. Ai tha se jashtë Kosovës jetojnë mbi 600 mijë shqiptarë të cilët votuan për zgjedhjen e kryetarit, por jo edhe për deputetët e Parlamentit të Kosovës. Edhe në Gjenevë u votua. Në vazhdim televizioni paraqiti shqiptarët duke votuar në shoqatën “Ikballe Prishtina”.
Ndërkaq, edhe mjetet e informimit dhe shtypi Britanik informoi për zgjedhjet në Kosovë. Televizioni BBC- World Service bëri një intervistë të shkurtër me Isa Zymberin, përgjegjës i Qendrës së Republikës së Kosovës për Informim, me seli në Londër- Britani, i cili foli për rëndësinë e zgjedhjeve të lira, në të cilat shqiptarët do të zgjedhin përfaqë - suesit e tyre legjitim, të cilët do të vazhdojnë punën drejt real- izimit të opcionit të vetëm të tyre
- pavarësisë së Kosovës. Në pyetjen se a ka gjasë për konflik - te dhe zgjerim të frontit të luftës në Kosovë, Isa Zymberi u përgjegj se, “për aq sa kjo varet prej shqiptarëve, në Kosovë nuk do të ketë luftë, por siç është dëshmuar deri më tani, aksionet serbe janë të paparashikueshme”.
Isa Zymberi gjithashtu theksoi se kërkesat e shqiptarëve kanë qenë vazhdimisht tejet të arsyeshme. Ata edhe tash heqin dorë nga kërkesa e natyrshme, bashkimin me Shqipërinë, vetëm
e vetëm për të evituar konfliktin ndërshetëror, por nuk do të heqë dorë kurrë nga sovraniteti i Kosovës.
Televizioni italian, në ditarin kryesor të mbrëmjes dha lajme për mbajtjen e votimeve në Kosovë. Lajmet ishin të shoqëruara me kuadro filmike dhe çmoheshin si ngjarje që sfi-
dojnë pushtetin serb.
Televizioni i Zvicrës italiane
sot njoftoi se mbi një milion per - sona të përkatësisë etnike shqiptare do të dalin në vendvo- time në Kosovë, për të zgjedhur Parlamentin dhe Kryetarin e Republikës, duke e çmuar si një hap përpara në drejtim të sovran - itetit që e kërkon populli shqiptar. Kosova është regjioni më i varfër nën Serbinë të cilën 90 për qind të popullatës e përbëjnë shqiptarët. Duke përfunduar lajmin thuhej se nga ana serbe këto zgjedhje kon - siderohen si kundështuese dhe ilegale.
Agjencia gazetare franceze (AFP) sjell lajmin për apelin e shtatë ( 7) shoqatave shqiptare në Francë, drejtuar dje Evropës, që të njoh Republikën e Kosovës. “Me këtë veprim do të përmirëso - het një padrejtësi e madhe his- torike, që iu është bërë shqip-
tarëve nga fuqitë evropiane. Njohja e Republikës së Kosovës, do të jetë garanci e vetme për shqiptarët, që të drejtat e tyre të respektohen edhe nga Serbia dhe të mbrohen në nivelin ndërkom- bëtar. Nuk do të ketë zgjidhje të krizës jugosllave pa llogaritur në të drejtat dhe aspiratat e shqip- tarëve, të cilët për nga numri janë populli i tretë në ish-Jugosllavinë. Përkundër kësaj, shqiptarët dhe përfaqësuesi i tyre nuk janë ftuar që të marrin pjesë në Konferencën e Paqes mbi Jugosllavinë në Hagë. Evropa duhet të reagojë sot, për të krijuar një Evropë të re, ku popujt nuk do
të jenë më të burgosur dhe të
ndarë arbitrarisht nga trashëgimet e shekullit të XIX”, thuhet në apelin e Komunitetit shqiptar në Francë të cilin e transmetoi agjen - cia e lajmeve AFP .
Edhe shtypi serb i shënoi zgjed- hjet në Kosovë, edhe pse me ten - dencë të zvogëlimit të kësaj date të madhe për Kosovën. “Veçernje Novosti” e Beogradit boton artikullin me titull, “V otime për salltanet”, ku ndër të tjera thuhet: “Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin e Republikës së Kosovës mbretëron atmosferë frike si në mesin e shqiptarëve, ashtu edhe në mesin e serbëve dhe malazezëve. Kësaj atmosfere i kontriboi propaganda disamujore e shtypit në gjuhën shqipe. Shumë shqiptarë i kanë tërhequr familjet e tyre në Maqedoni, disa edhe në Evropën Perëndimore.
Zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës ka kohë që janë kryer. Ndërsa sot dilet në votime vetëm për salltanet sa për t’iu treguar gazetarëve dhe vëzhguesve të hauj se vërtetë në Kosovë po mbahen zgjedhje të lira
e demokratike. Pavarësisht se Qeveria e Serbisë këto zgjedhje i ka shpallë jokushtetuese e ilegale, ato janë përgatitur teknikisht shumë mirë dhe me pedantëri të madhe. Është bërë gjthçka që vëzhguesit e OKB-së, SHBA dhe të Evropës të binden se në Kosovë po mbahen zgjedhjet e vërteta, të bazuara në Ligjin Zgjedhor të Republikës së Kosovës.
Vlerësohet se zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës janë hapi i parafundit i aksionit politik të shqiptarëve. Hapi i ardhshëm i shqiptarëve është jetësimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Në fund të këtij artikulli shkruan se “ka paralajmërime që pas shpalljes së rezultateve të zgjed- hjeve, liderët kosovarë, para vëzhguesve të huaj do të bëjnë promovimin e policisë kosovare, e cila në uniformën e vet do të mba -
jë shqiponjën dykrerëshe”. Revista e përjavshmne e pavarur
“Vreme” sjell artikullin me titull, “Djepi po lëkundet”, në të cilin ndër të tjera thuhet: “Në fillim të lëvizjes serbe të vetëshkatërrimit, Sllobodan Millosheviq pat prem- tuar se serbëve në Kosovë do t’ua kthejë dinjitetin dhe Kosova përsëri do të jetë serbe. Përsa i përket dinjitetit, askush nuk bën fjalë më për të dhe askush nuk di të thotë se ç’domethënie ka ajo fjalë.
Por, kjo kënaqësi nuk zgjati shumë kohë dhe tani erdhën roj- tarët botëror të ruajtjes së rendit për të konstatuar se kush i bëri gjithë këto shkatërrime. Të gjitha ata që Millosheviqin e llogaritën si fitues kundër nacionalizmit shqiptar, gjithnjë e më shumë po binden se tamam në Kosovë fillu - an humbjet e njëpasnjëshme të tij.
Shqiptarët e Kosovës ia kthyen shpinën Serbisë, u organizuan për rezistencë afatgjatë dhe mbi këto baza ngritën vetëdijen kombëtare dhe zhvilluan disiplinë politike. Liderët e tyre shëtitën tërë botën, shfrytëzuan ndihmën materiale të emigracionit, vizituan shumë misione ndërkombëtare dhe para syve të burokracisë beogradase internacionalizuan problemin e Kosovës.
Ata pak serbë të Kosovës, të privilegjuar dhe të ruajtur për së tepërmi, janë shndërruar në paraz - itë shtetëror, të cilët nuk do të jenë në gjendje të jetojnë në këto troje. Propagandimi i dikurshëm i planit për vendosjen e mbi 100 mijë serbëve në këto troje dhe i dëbimit të 300 mijë shqiptarëve përtej kufirit, tani është lënë në harresë.
Serbisë nuk i ka mbetur tjetër, veçse të heq dorë nga Kosova ose të fillojë luftën edhe me shqiptarët.
Lufta në Bosnjë është në zhvil - lim e sipër, ajo në Kroaci kër- cënohet të ripërtrihet, ndërsa për - sa i përket Serbisë, ajo i ka larë duart përgjithmnonë nga serbët e këtyre republikave dhe nga zgjer - imi i kufijve të vet perëndimor. Për këtë arsye përsëri flitet për hapjen e frontit jugor, sepse men - dohet se Millosheviqi duhet të kthehet atje prej nga është nisur. Por, edhe pse të gatshëm të ngri - hen me armë në dorë, ka kohë që shqiptarët nuk bëjnë kurrfarë ekscesesh. Por kjo qetësi e shqip - tarëve nuk guxon të na mashtrojë. Kurrsesi nuk mund të na mashtro - jë as teza e nacionalistëve serbë, se shqiptarët janë kaq të disiplin - uar për arsye se janë qyqarë. Përkundrazi, shqiptarët janë të vetëdijshëm se koha punon për ta dhe me durim të madh presin momentin e dobësisë më të mad - he të Serbisë. Parashikohet se ai moment nuk është larg. Ata tani janë duke nxituar që shkëputjen e Kosovës ta bëjnë derisa në pushtet është regjimi i tashëm serb, i cili para syve të botës është diskredituar dhe trajtohet si gjakatar e kriminel”, thuhet në mes tjerash në të përjavshmen”Vreme”.
(ATSH)
 Në vendvotimin nr. 1, në lokalet e LDK në Bronx, votuan afër 800 veta. Duke votuar Kryetari i Deg ës s ë LDK, Rrustem Ibraj
   Serbia është e gatshme që të
shtyp vullnetin e shqiptarëve























































   12   13   14   15   16