Page 193 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 193
5. Individët, që kandidojnë për t'u emëruar si anëtarë të këshillit të administrimit
detyrohen të informojnë menjëherë shoqërinë për çdo konflikt interesi e anëtarësie në
këshillat e shoqërive të tjera.
Neni 157
Shkarkimi dhe dorëheqja 158
1. Asambleja e përgjithshme mund të shkarkojë, në çdo kohë, një anëtar të
këshillit të administrimit, me shumicë të thjeshtë votash. Kjo e drejtë nuk mund të
përjashtohet nga statuti apo me marrëveshje. Paditë, që lidhen me shpërblimin e
anëtarit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas
dispozitave ligjore në fuqi.
2. Anëtari i këshillit të administrimit, i cili është zgjedhur në përputhje me pikën 3
të nenit 155 të këtij ligji, mund të shkarkohet me vendim të aksionarëve të pakicës, që e
ka zgjedhur. Kur kushtet e parashikuara në statut për këtë emërim të veçantë nuk janë
më në fuqi, asambleja e përgjithshme mund ta shkarkojë anëtarin në fjalë me shumicë
të thjeshtë votash.
3. Këshilli i administrimit, me shumicë të thjeshtë votash, mund t'i kërkojë
gjykatës përkatëse të shkarkojë një anëtar, nëse ai ka shkelur detyrat e parashikuara në
pikën 3 të nenit 163 të këtij ligji.
4. Anëtari i këshillit të administrimit mund të heqë dorë në çdo kohë nga detyra e
tij, nëpërmjet një njoftimi me shkrim drejtuar asamblesë së përgjithshme. Anëtari i
këshillit të administrimit që jep dorëheqjen, duke pasur parasysh rrethanat e
veprimtarisë së shoqërisë, është gjithashtu i detyruar të thërrasë asamblenë e
përgjithshme për emërimin e anëtarit të ri të këtij këshilli, përpara datës kur dorëheqja
të hyjë në fuqi.
5. Nëse asambleja e përgjithshme nuk vendos emërimin e anëtarit të ri të këshillit
të administrimit në datën e përcaktuar në thirrjen e kryer nga anëtari i dorëhequr,
atëherë administratori apo, në mungesë apo mosveprim të tij, anëtari i dorëhequr, i
njofton me shkrim dorëheqjen Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku me
kopjen e thirrjes së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, dhe Qendra Kombëtare të
Regjistrimit regjistron largimin e anëtarit të këshillit të administrimit, sipas
procedurave të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit",
të ndryshuar.
6. Dorëheqja e anëtarit të këshillit të administrimit nuk cenon paditë e shoqërisë
për shkelje të detyrimit të besnikërisë që anëtari ka ndaj saj, sipas këtij ligji.
Komente:
158 Ndryshuar me ligjin nr. 129/2014, neni 24.
192

