Page 188 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 188

Neni 152
                                  Të drejtat e lidhura me aksionin
                 Aksionari, që pengohet të ushtrojë të drejtat, të cilat rrjedhin nga zotërimi i
            aksionit të shoqërisë, ka të drejtë t'i kërkojë gjykatës të urdhërojë ndalimin e cenimit
            apo të kërkojë dëmshpërblim. Padia duhet ngritur brenda 3 vjetëve pas pengimit të
            ushtrimit të së drejtës.

                                           Neni 153
                                      Ndalimi i kufizimeve
                 1. Janë të pavlefshme dispozitat e statutit, që kufizojnë ose përjashtojnë ndonjë
            nga të drejtat e aksionarëve ose të kreditorëve, sipas përcaktimeve të përmendura në
            nenet 150, 151 e 152 të këtij ligji, si dhe dispozitat, që parashikojnë kufizime të
            përgjithshme të veprimeve, të përcaktuara në këto nene.
                 2. Vendimet e asamblesë së përgjithshme nuk mund të cenojnë të drejtën e
            aksionarëve ose të kreditorëve për të kryer veprimet e parashikuara në nenet 150, 151 e
            152 të këtij ligji.


                                           KREU II
                       KËSHILLI I ADMINISTRIMIT (SISTEMI ME NJË NIVEL)

            Komente:

                 Siç  theksohet  në  fillim  të  këtij  Titulli  (shih  komentet  për  nenin  134),  në  sistemin  e
            administrimit me një nivel i gjithë pushteti përqendrohet në duart e një këshilli të vetëm. Për
            rrjedhojë, është me rëndësi të sigurohet emërimi i anëtarëve të pavarur joekzekutivë në këshill
            për  të  mbikëqyrur  kompetencat  e  administratorëve.  Një  nga  shkaqet  e  dështimeve  të
            sipërpërmendura të shoqërive ka qenë dobësia e funksionit mbikëqyrës në të dy sistemet e
            administrimit.  Për  rrjedhojë,  gjatë  viteve  të  fundit,  janë  përgatitur  një  sërë  masash  për  ta
            fuqizuar këtë funksion. Kjo ka sjellë njëfarë konvergjence të këtyre dy modeleve.  Masat e
            reja standarde për mbikëqyrjen, që përfshin ligji për shoqëritë tregtare, janë këto:

                    Nëse anëtarët e këshillit propozohen si administratorë, duhet garantuar që shumica
                     e këshillit të përbëhet nga anëtarë  të pavarur (!) jodrejtues (joekzekutivë) (neni
                     158, pika 1). Në nenin 155, pika 4, jepet një përkufizim i “pavarësisë”: Anëtarë të
                     pavarur të këshillit të administrimit vlerësohen personat, të cilët nuk kanë konflikt
                     interesash, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji. Me fjalë të tjera,
                     ligji  i  referohet  sërish  përkufizimit  të  personave  “të  lidhur”,  në  mënyrë  që  të
                     vendosë një standard juridik të pavarësisë për të gjithë ligjin që mund të përdorin




                                                                             187
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193