Page 183 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 183
me mjete komunikimi elektronike (neni 142). Me këtë formë të re pjesëmarrjeje rriten
mundësitë e arritjes së këtij kuorumi.
Neni 145
Marrja e vendimeve
1. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon një shumicë më të lartë,
asambleja e përgjithshme vendos me tre të katërtat e votave të aksionarëve, që marrin
pjesë në votim, sipas parashikimeve të pikës 1 të nenit 144 të këtij ligji, në lidhje me
ndryshimin e statutit, zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar, shpërndarjen
e fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë.
2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në statut,
asambleja e përgjithshme merr vendime për çështjet e tjera, të renditura në nenin 135 të
këtij ligji, me shumicën e votave të aksionarëve, që marrin pjesë.
3. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, vlefshmëria e
vendimeve, që përcaktojnë detyrime shtesë mbi aksionarët apo vendimet, që kufizojnë të
drejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj, në statut apo në vendime të tjera,
kushtëzohet nga miratimi i aksionarit përkatës.
Neni 146
Mënyra e votimit
1. Nëse nuk parashikohet ndryshe nga ky ligj ose nga statuti, asambleja e
përgjithshme merr vendimet, nëpërmjet votimit të hapur.
2. Për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të këshillit të administrimit ose, sipas
rastit, të këshillit mbikëqyrës apo administratorëve, asambleja e përgjithshme vendos
me votim të fshehtë, nëse kjo mënyrë votimi kërkohet nga aksionarët, të cilët zotërojnë
një numër aksionesh, që përfaqësojnë të paktën 5 për qind të kapitalit të regjistruar të
shoqërisë.
Neni 147
E drejta e votës
Në përputhje me dispozitat e pikës 1 të nenit 122 të këtij ligji, çdo aksion mbart
të drejtën e një vote.
Neni 148
Përjashtimi nga votimi
1. Aksionari nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës, nëse asambleja e
përgjithshme duhet të marrë vendim për:
a) vlerësimin e veprimtarisë së tij;
b) faljen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij;
182

