Page 181 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 181

2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut apo në rregullat e
            miratuara më sipër, asambleja e përgjithshme cakton një kryetar.
                 3. Gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme përgatitet lista e aksionarëve të
            pranishëm  dhe  të  përfaqësuesve  të  tyre,  ku  shënohen  emrat  dhe  adresat  e  secilit,  së
            bashku me numrin e aksioneve, numrin e votave, që këto aksione japin, vlerën nominale
            të aksioneve, si dhe llojin apo kategorinë e tyre, të zotëruara nga secili pjesëmarrës. Kjo
            listë u vihet në dispozicion aksionarëve dhe përfaqësuesve të tyre dhe nënshkruhet prej
            tyre.
                 4. Aksionarët, nëpërmjet një marrëveshjeje unanime me shkrim, mund të vendosin
            që çdo vendim, që ata kanë të drejtë të marrin sipas këtij ligji apo statutit të shoqërisë,
            të merret në mënyrë unanime.

                                           Neni 142
                            Pjesëmarrja me mjete komunikimi elektronike
                 1.  Statuti  mund  të  parashikojë  për  aksionarët,  që  nuk  janë  të  pranishëm,
            mundësinë  e  pjesëmarrjes  në  mbledhjen  e  asamblesë  së  përgjithshme  me  mjete  të
            ndryshme  komunikimi,  përfshirë  mjetet  elektronike,  me  kusht  që  të  garantohet
            identifikimi i ortakëve.
                 2. Mjetet elektronike përfshijnë, por pa u kufizuar në to:
                 a) transmetimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në kohë reale;
                 b) komunikimin e ndërsjellë, i cili u mundëson ortakëve të shprehen në mbledhjen
            e asamblesë së përgjithshme në kohë reale, nga një vendndodhje tjetër;
                 c) mekanizma, që  mundësojnë procesin e votimit, përpara apo gjatë mbajtjes së
            mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, pa qenë nevoja të caktohet një përfaqësues i
            autorizuar për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje.
                 3. Përdorimi i mjeteve elektronike, për t'u mundësuar aksionarëve marrjen pjesë
            në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, bëhet me kusht që të merren masat teknike,
            të  nevojshme  për  të  garantuar  identifikimin  e  tyre  dhe  sigurinë  e  komunikimeve
            elektronike deri në atë masë që ky përdorim të jetë proporcional me arritjen e këtyre
            qëllimeve.

                                           Neni 143
                              Procesverbalet e mbledhjeve të asamblesë
                 1.  Të  gjitha  vendimet  e  asamblesë  së  përgjithshme  duhet  të  regjistrohen  në
            procesverbal. Administratorët janë përgjegjës për ruajtjen e procesverbaleve.
                 2. Procesverbali duhet të përmbajë të dhënat vijuese: datën e mbledhjes, vendin e
            mbledhjes, rendin e ditës, emrin e kryetarit dhe të mbajtësit të procesverbalit, rezultatet
            e  votimit,  vendimet  e  marra,  qëndrimin  e  kryetarit  për  vendimmarrjen,  si  dhe  të
            aksionarëve, që janë shprehur kundër.



                                                                             180
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186