Page 176 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 176
3. 21 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e asamblesë, përfshirë këtu ditën
e mbledhjes, shoqëria duhet t'u vërë në dispozicion aksionarëve në faqen e saj në
internet, të paktën informacionin vijues:
a) informacionin sipas pikave 1 e 2 të këtij neni;
b) numrin total të aksioneve dhe të drejtave të votës që u përkasin këtyre
aksioneve në datën e njoftimit të thirrjes së mbledhjes, përfshirë shumat totale për çdo
kategori aksionesh, kur kapitali i shoqërisë ndahet në dy apo më shumë kategori
aksionesh;
c) çdo dokument që do t'i vihet në dispozicion asamblesë së përgjithshme.
4. Në rastin kur shoqëria aksionare ka shumë aksionarë, thirrja e mbledhjes së
asamblesë se përgjithshme mund t'u njoftohet aksionarëve edhe nëpërmjet botimit të
informacioneve si më sipër në një gazetë të përditshme me shpërndarje në të gjithë
vendin.
Komente:
Zakonisht, kompetencën për të thirrur Asamblenë e Përgjithshme e kanë
administratorët, nëse nuk parashikohet ndryshe në ligj (neni 136, pika 2). Mjetet elektronike
tani luajnë një rol të rëndësishëm si për komunikimin përpara mbledhjes, ashtu dhe për
pjesëmarrjen e aksionarëve në mungesë (nenet 137, pika 1, dhe 142). Referuar komunikimit
përpara mbledhjes, ligji lejon që mesazhet nëpërmjet postës elektronike të zëvendësojnë
njoftimin me shkresë. Neni 142 bën përkufizimin e mjeteve elektronike që përdoren gjatë
mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme. “Prania” mund të sigurohet edhe përmes “mjeteve
elektronike” (neni 144, pika 1). Këtë përkufizim, që Direktiva 2007/36/KE e ka aplikuar për
të drejtat e aksionarëve në shoqëritë e regjistruara në bursë, ligjvënësit shqiptarë e kanë
zgjeruar që të përfshijë të gjitha format e shoqërive. 150
Neni 138
Rendi i ditës
1. Rendi i ditës, që njoftohet sipas nenit 137 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe
vendimet e propozuara për çdo çështje.
150 Në këtë aspekt, është me interes të bëhet një krahasim mes përkufizimit të mjeteve elektronike gjatë mbledhjes së
Asamblesë së Përgjithshme dhe përkufizimit të mjeteve elektronike që përdoren për dhënien e informacionit gjatë
dorëzimit të kërkesave për regjistrim, që u përfshi me pikën e re numër 8 pas rishikimit të Direktivës së Parë në vitin
2003. “Për qëllimet e këtij neni, ‘nëpërmjet mjeteve elektronike’ do të thotë se, fillimisht, informacioni dërgohet dhe
merret në vendmbërritje nëpërmjet pajisjeve elektronike të përpunimit (përfshirë ngjeshjen digjitale të informacionit) dhe
ruajtjes së të dhënave, dhe transmetohet, përcillet dhe merret i plotë në mënyrën që përcaktojnë Shtetet Anëtare
nëpërmjet telegrafit, radios, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike”. Ky përkufizim do të ishte i
përshtatshëm për komunikimin përpara mbledhjes, që parashikon neni 137, pika 1; por, për të shmangur ekzistencën e dy
përkufizimeve për “mjetet elektronike”, neni 137, pika 1, thjesht përdor termin “postë elektronike”, ndërsa termin “mjete
elektronike” e përdor vetëm për komunikimin gjatë mbledhjes së Asamblesë.
175

