Page 182 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 182

3. Procesverbalit i bashkëlidhen edhe lista e pjesëmarrësve dhe dokumentacioni i
            thirrjes së asamblesë së përgjithshme.
                 4. Procesverbali dhe lista e pjesëmarrësve duhet të nënshkruhen nga kryetari dhe
            nga mbajtësi i procesverbalit.
                 5. Jo më vonë se 15 ditë nga data e mbledhjes, administratorët janë të detyruar të
            publikojnë kopje të procesverbalit të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në faqen e
            internetit të shoqërisë.

                                           Neni 144
                                           Kuorumi
                 1.  Në  rastin  e  çështjeve,  që  vendosen  me  shumicë  të  zakonshme,  asambleja  e
            përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme, vetëm nëse janë të pranishëm ose të
            përfaqësuar aksionarët, që zotërojnë më shumë se 30 për qind të aksioneve, me të drejtë
            vote.  Kur  asambleja  duhet  të  vendosë  për  çështje,  të  cilat  kërkojnë  shumicë  të
            kualifikuar,  sipas  nenit  145  të  këtij  ligji,  asambleja  e  përgjithshme  mund  të  marrë
            vendime të vlefshme, vetëm nëse aksionarët, që zotërojnë më shumë se gjysmën e numrit
            total  të  aksioneve  me  të  drejtë  vote,  apo  përfaqësuesit  e  tyre,  marrin  pjesë  në  votim
            personalisht ose votojnë me shkresë apo me mjete elektronike, sipas parashikimeve të
            nenit 142 të këtij ligji.
                 2. Nëse asambleja e përgjithshme nuk mund të mblidhet për shkak të mungesës së
            kuorumit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, asambleja mblidhet përsëri jo më vonë
            se 30 ditë, me të njëjtin rend dite.

            Komente:

                 Kërkesat për kuorumin kanë shkaktuar gjithmonë debat. Disa thonë se këto kërkesa për
            kuorumin  nuk  janë  të  zbatueshme  në  praktikë,  sidomos,  kur  kapitali  i  shoqërive  fillon  të
            tregtohet  në  publik.  Përfshirja  e  kuorumit,  në  rastin  më  të  mirë,  duhet  t’i  lihet  Statutit  të
            shoqërisë. Të tjerë tërheqin vëmendjen te shpërdorimi i fuqisë të votës që është konstatuar
            kryesisht në ekonomitë në tranzicion, ku ligji nuk e parashikonte kuorumin ose parashikonte
            një  kuorum  të  pamjaftueshëm.  Për  shembull,  shoqëritë  shfrytëzonin  mungesën  e  kuorumit
            minimal për t’i shtyrë mbledhjet. Kur arrihej kuorumi fillestar, bënin njoftimin për mbledhjen
            e parë të aksionarëve dhe, nëse arrihej numri i mjaftueshëm i aksionarëve të pranishëm që
            mbledhja  të  konsiderohej  e  vlefshme  nga  pikëpamja  ligjore,  prisnin  edhe  disa  orë  dhe
            thërrisnin  një  mbledhje  të  dytë,  për  të  cilën  nuk  përcaktohej  kuorumi  minimal.  Një  fond
            investimesh i tregtuar në publik (në Bullgari) përfitoi nga kjo situatë dhe e ndryshoi kartën e
            vet themeluese për t’u kthyer në fond investimesh në një shoqëri që nuk tregtohej në publik.
            Njëlloj si në kontekstin rregullator të nenit 133 (shih komentet më lart), ligjvënësi shqiptar
            zgjodhi një qasje të kujdesshme këtu dhe  e përcaktoi kuorumin  me ligj. Megjithatë,  duhet
            theksuar se “pamundësia” për ta arritur këtë kuorum kufizohet nga parashikimi i pjesëmarrjes


                                                                             181
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187