Page 114 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 114
Mësimi i njëzet e pesë
┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈
Lidhjet e shkronjave mes tyre
)فورحلا تاقلاع(
Kemi marrë në mësimet e mëparshme për texhuidin e shkronjave, sikur
vendnxjerrja dhe cilësitë e tyre. Gjithashtu kemi folur edhe për lidhjen që ka mes
shkronjave tek rregullat e nunit me sukun dhe tenuinit, mimit, lamit...etj. Psh tek
ikhfaja kur vjen nuni me sukun apo tenuini e pas tij një prej shkronjave të ikhfasë në
këtë rast shikojmë lidhjen që ndodhet mes dy shkronjave. Gjithashtu edhe në idgam,
idhhar, rregullat e mimit... etj.
Pra kur themi lidhja e shkronjave nënkuptojmë lidhja që qëndron mes dy
shkronjave, të cilat si rrjedhojë e ndodhjes afër njëra tjetrës ka lindur një rregull.
Në origjinë; “Të gjitha shkronjat lexohen të qarta përveç aty ku kemi rregulla”
Rregulli i ikhfasë (fshehjes) nuk ndodhet vetëm se në rregullat e nunit dhe mimit
me sukun. Prandaj lidhjet mes shkronjave i përfshin vetëm idgami dhe idh’hari.
*Dobia e studimit të kësaj teme
1- Njohja e shkronjave të cilat bëhen idgam dhe shkaku i saj në leximin Hafs.
Si p.sh. َّتط ّ َسَبّ...اوع ت ّ ّ َد َ ّ َلَقثَاّامَلَفّ...قز ِ ّ ِم ّ ن ّ ّ ر
2 -Që të kemi kujdes në leximin qartë të atyre shkronjave të cilat lehtë mund të
َ
ُ
bëhen idgam. Psh: ّمُهدلُج ّ ت ّ ّ َح ِ ضن...مُت ّ ّ رَف...ان ّ ل ّ َس رأ
َ
َ ض
ُ
3-Njohjen e shkronjave të forta nga të dobëtat në mënyrë që ti jepet haku shkronjës
së dobët dhe mos të përzihet zëri i saj me zërin e shkronjës së trashë.
4-Dallimin qartë të vendnxjerres së shkronjave me vendnxjerrje të largët dhe
shqiptimin në vendnxjerrjen e duhur të atyre shkronjave me vendnxjerrje të afërt.
114

