Page 117 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 117

Mësimi i njëzet e gjashtë


                                           ┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈

             Vazhdim...

                                Lidhjet e shkronjave mes tyre


                                                )فورحلا تاقلاع(



               Tek rregullat e nunit me sukun dhe tenuinit kishim te bënim me katër rregulla.
               Idh’harin, Idgamin, Ikhfanë, dhe Iklabin dhe 3 prej tyre tek mimi me sukun.

               Ndërsa shkronjat e tjera lidhja mes tyre është vetëm në dy gjendje.


                   1-  Idh’har
                   2-  Idgam.

               Përsa i përket idh’harit dihet që është shqiptimi i qartë i shkronjës. Ndërsa idgami ka
               dy pjesë:

                   ➢  Idgam i plotë
                   ➢  Idgam i mangut


               Idgami i plotë ndodh atëherë kur shkronja shkrihet në shkronjën tjetër komplet dhe
               shkronja e dytë bëhet me shedde.

               Është quajtur idgam i plotë për plotësimin e tij me shedde.

               Idgam i mangut ndodh atëherë kur shkronja shkrihet në shkronjën tjetër në mënyrë
               jo të plotë dhe shkronja e dytë është pa shedde.

               Është quajtur i mangut për arsye të mosndodhjes së shedes ku si rezultat del në pah

               pak nga cilësia e shkronjës.

               Cila është ajo cilësi e cila mbetet në këtë lloj idgami?

                   1-  Është cilësia e “ قابطا” “mbylljes” e kjo në shkrirjen e shkronjës ta në
                       shkronjën te. Psh:
                       Në këtë rast kihet kujdes për ruajtjen e zërit të trashë të ta-së në mënyrë që
                       mos dalin të dyja te.. porse gjithashtu pa i dhënë kalkale.






                                                             117
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122