Page 33 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 33
Mësimi i pestë
┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈
Iklabi-shndërrimi
بلاقلإا
Kuptimi gjuhësor: Kthimin e diçkaje nga ana tjetër.
Kuptimi terminologjik: Shndërrimi i nunit me sukun apo tenuinit në mim të fshehtë
ب
tek shkronja( ّ ) duke i dhënë gunen,(tingullin hundor) të plotë dhe duke mos i
shtrënguar buzët në shqiptimin e saj.
ب
Shkronja e Iklabit: Vetëm shkronja: (ّ )
Mënyra e shndërrimit:
1- Shndërrimi i nunit me sukun apo tenuinit në mim م në shqiptim e jo në shkrim.
2- Fshehja e mimit tek shkronja (ب) duke ruajtur gunen e plotë të saj.
3- Vënien në dukje të gunes (tingullit hundor)
ب
4- Pastaj kalojmë në shqiptimin e shkronjës (ّ ) pa i shtrënguar buzët fort.
Psh:
Shkaku i ndodhjes së iklabit:
• Nuk është shqiptuar e qartë për arsye vështirësie në lexim.
• Nuk është bërë idgam për shkak të largësisë së vendxjerrjes dhe cilësive.
• Nuk është bërë ikhfa sepse do të lindte me këtë një zë i panjohur.
Shkaku i zgjedhjes së mimit të shndërrohet tek nuni dhe tenuini?
Sepse mimi është i përbashkët me nunin (ن ) me të gjitha cilësitë, dhe është i
ب
përbashkët me ( ) në katër cilësi: xhehr, istifal, infitah, dhe dhelaka
33