Page 43 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 43
Rregullat e zgjatimeve
ْ
ِّدملا ماَكْحَا
َ
ُ
Përkufizimi: Zgjatim në kuptimin gjuhësor do të thotë: zgjatje ose shtim.
Në kuptimin terminologjik do të thotë: Zgjatje e zërit me anë të njërës prej
shkronjave të meddit ose të linit.
Shkronjat e zgjatimit janë shkronjat Elif, Uau dhe Je me sukun e paraprirë me
shkronjë me zanore të ngjashme për secilën prej tyre. Psh:
Ndërsa shkronjat e linit janë shkronja Uau dhe shkronja Je me sukun e paraprirë
dhe shkronjë me zanoren Fet’ha. Psh:
Kohëzgjatja e shkronjave me zanore
Kohëzgjatja e shkronjave me zanore është e njëjtë brenda secilit nivel nga nivelet e
leximit (Tahkik- Hadr- Teduir).
Pra: kohëzgjatja e shkronjës me fet’ha = me kohëzgjatjen e shkronjës me dame = me
kohëzgjatjen e shkronjës me kesra.
Psh:
*Zanorja e shkurtër është zanorja më e rëndësishme e të folurit të gjuhës arabe.
*Gabime që ndodhin gjatë leximit të shkronjave me zanore.
▪ Zgjatimi i kohës së shkronjës me zanore më shumë se shkronja me zanore e
cilat ndodhet pranë, është gabim në lexim
Dijetarët këtë e kanë quajtur “طيطمت” “shtrirje”
Psh:
▪ Shkurtim i kohës së shkronjës me zanore më shumë se shkronja e cila
ndodhet pranë, është gabim në lexim.
Dijetarët e kanë quajtur këtë “ّسلاتخلإا” “pakësim”
Psh:
Plotësimi i zanoreve
❀-Duhet që lexuesi ta shqiptojë zanoren fet’ha duke hapur gojën sikur në leximin e
shkronjës “elif”
43