Page 97 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 97

Mësimi i njëzetë


                                           ┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈



                              Toni apo theksi në Kur’an (نآرقلاْيفْربنلا)


               Në studimin e zërave si mësim prej mësimit të gjuhës mësohet edhe toni apo theksi.
               Nëse themi: “Mori librin e historisë” tregojmë diçka. Ndërsa kur themi “A e mori
               librin e historisë? Pyesim.
               Shikojmë se në të dyja rastet fjalia u shqiptua me të njëjtat fjalë afërisht porse toni i
               zërit ndryshoi dhë si pasojë e kësaj mori edhe kuptim tjetër.
               Nga këtu lindi edhe rëndësia e studimit të theksit apo tonit në Kur’an.

               Theks (  ْ رْبَّنلا ) do të thotë: Shtrëngim i shkronjës aq sa zëri i saj të dalë më i lartë se
               shkronjat e tjera që ka pranë.
               Dijetarët kanë nxjerrë 5 çështje në lidhje me Nebrin:

               Së pari: Kur theksi është i detyrueshëm, vetëm kur qëndrojmë.


               Dhe ky ndahet në dy pjesë.
               Pjesa e parë:

               ❀ Qëndrimi mbi shkronjën me shedde kur është në fund të fjalës. Si psh:





               Siç e dimë shkronja me shedde është e përbërë nga dy shkronja, e para me sukun
               dhe e dyta me zanore. Prandaj kur jemi duke lexuar dhe arrijmë tek shkronja me
               shedde atëherë duhet të qëndrojmë dhe ti japim një ton më të lartë kësaj shkronje
               që të kuptojë ai që të dëgjon se këtu ka shkronjë me shedde.
                                                                      م
               Vërejtje: Dalin nga ky rregull nuni (ن ) dhe mimi (  ) me shedde për arsye të gunes
               së plotë që ato kanë. Dhe kjo, si kur qëndrojmë ashtu edhe kur vazhdojmë leximin.
               Gjithashtu edhe shkronjat e kalkales nëse qëndrojmë në to, për arsye se ato me
               natyrën e tyre dalin me theks të fortë. Si psh:    جَحل ا






                                                             97
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102