Page 98 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 98
Pjesa e dytë:
❀ Qëndrimi mbi hemzen në fund të fjalës mbas çdo lloj zgjatimi, apo mbas
zgjatimit liin.
Duhet kjo kujdesje për arsye se kur merremi me plotësimin e zgjatimit mund të
humbë hemzeja. Prandaj në qëndrim duhet të ngrejmë pak zërin me qëllim që të
kuptohet nga dëgjuesi se këtu kemi hemze.
Së dyti: Kur theksi është i detyrueshëm qoftë kjo kur qëndrojmë
apo kur vazhdojmë leximin.
Edhe kjo ka dy pjesë:
Pjesa e parë:
❀ Ndodhet tek uau-i ( و ) dhe je-ja ( ي ) me shedde.
Duhet patjetër të bëjmë një ton pak të fortë mbi uauin (و ) apo jenë (ي) në mënyrë
që të mos lindë zgjatim apo lin dhe bie sheddeja që është aty.
Dhe duke pasur parasysh mos të humbasë cilësia e rakhaues tek jeja dhe uaui.
Pjesa e dytë:
❀ Kjo ndodhet tek shkronja e parë me shedde mbas zgjatimit të domosdoshëm
(medit lazim) si psh:
Dhe kjo sepse mbas medit lazim është pak vështirë të kthehesh tek shkronja me
sukun, prandaj duhet të theksohet në shqiptim në mënyrë që të mos bjerë si
shkronjë.
Thamë që veçojmë këtu mimin dhe nunin me shedde për shkak të gunes së plotë që
﴾
kanë: si psh: ﴿
98