Page 9 - Gazeta Fjala
P. 9

@    www.fjala.al                                                REPORTAZH                                                         18 JANAR 2020        9
                                                                                                                                               E SHTUNË
             ONLINE 24 ORË








                                      Një 10-vjeçare flokëpraruar u afrohet tufës së


                             margaritave, vendosur nën dhe e gurë. Si për të na lënë

                              të kuptohet se grimca shprese ende ka, ende do të ketë.











       grua në të 40-at, ndërkohë që s’ngurron                                                                                rrimë apo të dalim”, - thotë ai.
       të ndërmarrë në drejtim të kundërt hapa                                                                                   Kjo zonë vijon t’i qëndrojë besnike
       të mëdhenj.                                                                                                            trishtimit. Përballë dyqaneve të vogla, të
         Më 30 nëntor, në godinën e njësisë ad-                                                                               thjeshta dhe tejet modeste, ku produktet
       ministrative, një burrë rreth të 40-ave                                                                                numërohen fare thjesht me gishtat e
       ushtonte me kërkesën e tij për një çadër.                                                                              dorës, grumbuj meshkujsh shihen të
       “Përse nuk më jepni një të tillë? Ju e pohoni                                                                          hapërdarë, me sy drejt rrugës, duke
       që ma keni shënuar emrin, por jam shumë i                                                                              shpresuar se ndokush po i kujton. Nuk i
       sigurt që mund ta marr pas dy muajsh. Ju i                                                                             tremben të ftohtit të acartë, por së ar-
       mbani aty brenda, mos e mohoni…”, - dëg-                                                                               dhmes. Jetët e marra të njerëzve, shtëpitë
       johej i revoltuar ai. Tashmë, tabloja ka                                                                               dhe pallatet e shkatërruara u rëndojnë
       ndryshuar, mbart të tjera ngjyra. Në go-                                                                               ende mbi shpinë. Nuk ka se si të jetë
       dinë nuk shihet kurrkush, përpos tre të                                                                                ndryshe.
       rinjve që janë zhytur në biseda të moshës.                                                                                 Një 10-vjeçare flokëpraruar u afrohet
       Kapriçot e pamëshirshme të tokës janë                                                                                  tufës së margaritave, vendosur nën dhe e
       dokumentuar jo vetëm në viktima e dëme                                                                                 gurë. Si për të na lënë të kuptohet se grimca
       të mëdha materiale, por edhe në tabela të                                                                              shprese ende ka, ende do të ketë.
       vogla, drejtkëndëshe, të cilat përmbajnë
       germa kapitale, të dredhura sa më s’ka.
       Kërkohet forcë për të pranuar vdekjen për
       së gjalli, për më tepër, larg gjithçkaje, që
       të etiketon ekzistencën.
         Nafije Keqi, 75 vjeçe, ndan të njëjtin
       mendim. Ashtu mraztë, ndalet në një ep-
       isod të trishtë, 6 muaj përpara se tërmeti
       me magnitudë 6.3 ballë të shkundte një
       vend të tërë. “Në një aksident rrugor, nipi
       im, djali i djalit, vdiq pa mbushur ende 18












































       vjeç. Kur lexoj tabelat ngjeshur mureve ‘Go-  por askush nuk mori mundimin ta kthente
       dinë e pabanueshme’, më përzihet e qeshura   kokën pas”, - shprehet 27-vjeçari, duke
       me lot. Siç duket, ishte e thënë që krahas derës   preferuar të ruajë anonimatin. Ai i refero-
       së kyçur të shpirtit, të na kyçeshin edhe por-  het situatës së shkaktuar nga tërmeti i 21
       tat e banesave”, - shprehet e moshuara.   shtatorit, ankthit që shtëpia mund t’u
       Pak metra më tutje, një lopatë vërvitet   binte në kokë nga momenti në moment.
       nga njëri cep në tjetrin. I përhumbur, një   Sipas 27-vjeçarit, autoritetet vendore i
       i ri i lëshohet gapërr tokës së tij. Nuk u   kishin trokitur në shtëpi në muajin tetor,
       beson aspak premtimeve të qeverisë. “Ua   por pa i ofruar një rrugëzgjidhje, qoftë
       dhamë letrat e shtëpisë për t’i fotokopjuar,   edhe një paralajmërim. “Nuk na thanë të
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14