Page 8 - Gazeta Fjala
P. 8

8          E SHTUNË                                               REPORTAZH                                                                ONLINE 24 ORË  @
                                                                                                                                                  www.fjala.al
                  18 JANAR 2020




                       JETË NË GËRMADHAT







                                              E THUMANËS













       nga thumana, alessia selimi


                  azeta “Fjala” sjell një
                  panoramikë të një prej
                  vendeve më të prekura
       Gnga tërmeti katastrofik
       i 26 nëntorit, që nisi në orën
       03:54 minuta dhe vijoi me mbi 1
       mijë lëkundje. 51 viktima në total,
       900 të plagosur dhe mijëra bane-
       sa të shkatërruara. Në Thumanë,
       pasojat që sollën kapriçot e tokës
       dhe jetesa nën stresin e lëkundjeve
       imagjinare, vijojnë, qartësisht të
       dukshme. Një atmosferë e një
       udhëtimi 1-ditor, që duket se nuk
       ka ndryshuar aspak fytyrë,
       ndonëse kanë kaluar pothuajse
       dy muaj.





         E plasaritur dhe e rrjepur e gjitha, por
       besimtarët nuk e braktisin. Ata besojnë
       se buzë qiellit, prekur nga maja e minares   thotë Edi Farruku, si për t’i drejtuar një
       së xhamisë, ekziston ende një Zot. Jo më   mesazh kujtdo që do të bjerë në kontakt
       larg se dy muaj më parë, nëntoka iu shu-  me këtë shkrim. Bashkëshort dhe babai i
       gurua errësirës dhe kjo e fundit mori   dy fëmijëve të vegjël, rrëfen për gazetën
       forcë me vdekjen e 51 personave. Të     “Fjala” se edhe banesa e tij është shpal-
       mbledhur përpara fytyrës së saj hi-     lur e pabanueshme. “Të mos besosh gjënë
       jerëndë, ashtu me shumë llazure, shtat-  që duhet besuar, është kufër”, - vijon Farru-
       lartë e shtatshkurtër, të regjur dhe me sy   ku qartazi në një luftë të ashpër me veten.
       të fikur, besimtarët s’kërkojnë veçse një   Presjexhi për nga natyra, dëshiron të na
       vend ku të kujdesen për namazet e tyre.   shoqërojë më në brendësi të fshatit dhe ne
       Kësisoj, kanë vendosur një tendë të mad-  s’bëjmë gjë tjetër veçse i bindemi. Në
       he, shumë pranë xhamisë, me përplot ta-  fushën e sportit, çadrat, ku ishin akomod-
       pete të ngjeshura njëra pas tjetrës.    uar rreth 500 persona të prekur nga tër-
         “Duam ta ndiejmë afër, si kurrë më parë.   meti shkatërrimtar, nuk ndodhen më të
       Nuk ka ardhur ende askush për të na thënë se   grumbulluara në zonë. Në mbledhjen e
       ç’do të bëhet me shtëpinë e tij. Tërmeti ka   jashtëzakonshme të qeverisë, mbajtur më
       urtësinë, dobinë, por edhe dëmet e veta”, -   29 nëntor të vitit të kaluar, Kryeministri







                                                                                      Edi Rama e paralajmëroi diçka të tillë,   dhe më thanë se shtëpia ime, e vetmja gjë që
                                                                                      duke shtuar se banorët do të akomodo-   më ka mbetur në këtë jetë, është e paban-
                                                                                      heshin në disa prej hoteleve në Shëngjin.   ueshme. Por, veçse kaq! Ata ikën për të mos
                                                                                      Mirëpo, Farruku thotë se një pjesë e mirë   u kthyer më kurrë”, - shprehet e përlotur
                                                                                      e çadrave janë zhvendosur përballë bane-  dhe duarmbledhur 78-vjeçarja. Është ni-
                                                                                      save të rrënuara. Dhe, si në një lojë nga   sur për te doktori i zonës për të kryer një
                                                                                      rastësia, hasemi me një të tillë, brenda   ekzaminim mjekësor rutinë. E pafuq-
                                                                                      oborrit të një shtëpie dykatëshe.       ishme, me këmbë që i tërheqin shpirtin
                                                                                         “Nuk më mban mend mua?”, - na drejto-  dhe rrezen e shikimit, largohet.
                                                                                      het papritmas një e moshuar, emri i së     Në kërkim të gjurmëve të jetës, për-
                                                                                      cilës është Ide Bami. E vetme në këtë jetë   plasemi në vrundull mendimesh. Një çift
                                                                                      prej shumë kohësh, pa të shoqin dhe fëmi-  diç kërkon nën gërmadha. Copëza nga e
                                                                                      jë, Idja ndan me ne vizitën e pak ditëve më   kaluara? Nuk dihet. Ajo çka dihet me sig-
                                                                                      parë të dy burrave të bëshëm, plot andral-  uri është se fëmijëria e të vegjëlve është
                                                                                      la. “U bë kohë që shtrihem për të fjetur në ku-  shënjuar njëherë e mirë. Libra të përlyer
                                                                                      zhinë, një pjesë e mirë e tavanit është plotë-  me baltë, kukulla të braktisura… “E kam
                                                                                      sisht e hapur. Të së njëjtës moshë, ata erdhën   të pamundur të flas me ju…”, - na thotë një
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13