Page 125 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 125

(5)  Shkronja  {ن} me shkronjat e Ikhfasë përveç shkronjës  {ق} dhe  {ك} për
                                 shkak të largësisë së vendnxjerrjes me shkronjën {ن}


                                            Obligohet ikhfaja. Psh:  ناس   ن لإا...مت نأ


                 (6)            Shkronja {ن} me shkronjën {ب} për shkak të iklabit

                                                           Psh:    َب ْع      ِم  ْن
                                                                 د


                 (7)              {مسط} idgam për shkak të afërsisë (mutekaribejn)


                                     Obligohet idgami në leximin Hafs nga rruga e
                                  Shatibijes, në lexime të tjera lexohet i qartë (idh’har)


                                                  ✿────↻✿...✿↺────✿








               Çfarë do të thotë lexim Hafs nga rruga e Shatibijes dhe Tajibet en-Neshr?

               Leximi i Kur’anit ka arritur tek ne shejkh mbas shejkhu zinxhir i pandërprerë deri
               tek Pejgamberi-alejhi selam-. Tek disa breza vinte dikush dhe shkruante libra në të
               cilin përmblidhte rrugë të ndryshme të sakta të leximit të Kur’anit. Disa prej tyre
               Allahu i Madhëruar u jepte sukses dhe pranim në ummet, dhe disa të tjerë humbnin
               me kalimin e viteve. Nga këta libra të cilët kanë patur sukses dhe pranim në ummet
               është libri “ Hirz el-emani ue uexh’h et-tehani” i autorit imam esh-Shatibi-Allahu e
               mëshiroftë- në shekullin e gjashtë Hixhrij. Libër në lidhje me 7 leximet e sakta

               (muteuatir)   dhe rrugët e tyre, i thurur në formë poezie dhe përbëhet nga 173 kolona.
               Njihet mes lexuesish si “Poema e Shatibijes në shtatë leximet”. Pra; kur themi se ne
               lexojmë Kur’anin me leximin Hafs nga Asim me rrugën e Shatibijes do të thotë që
               lexojmë Kur’anin nëpërmjet këtij zinxhiri të cilin e ka vënë Shatibiu në poemën e tij.

               Pastaj nga fundi i shekullit të tetë dhe fillimi i shekullit të nëntë thuri imam
               Muhamed ibn el-Xhezri-Allahu e mëshiroftë- librin me tre lexime të tjera -përveç 7

               leximeve që shkroi Shatibi- me titull “ed-Durr-rrah”.

               Leximet që kanë arritur tek ne janë 10 lexime, ndërsa Imam esh-Shatibi vendosi në
               librin e tij 7 lexime, aq sa ai kishte mësuar dhe marrë prej dijetarëve të kohës së tij.


                                                             125
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130