Page 128 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 128

Mësimi i njëzet e tetë



                             ┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈





                                  Qëndrimi dhe fillimi


                                              (ءادتبلإاو فقولا )






                           Qëndrimi dheۖfillimiۖnëۖleximinۖeۖKur’anit.



               ❀ Rëndësia e studimit të “qëndrimit dhe fillimit në Kur’an”.


               Ky kapitull është nga kapitujt më të rëndësishëm për ruajtjen e tekstit Kur’anor. Ky
               Kur’an që Allahu i Madhëruar e ka zbritur të jetë kushtetutë për ne, është i përbërë
               nga sure, suret përbëhen nga ajete, ajetet përbëhen nga një fjali apo edhe më shumë,
               fjalitë përbëhen nga fjalë dhe fjalët përbëhen nga shkronja. Pra pjesëza më e vogël e
               ndërtimit të tekstit Kuranor është shkronja.


               Prandaj edhe të parët tanë të mirë qysh nga koha e tabiinve dhe tabi-tabiinve i
               kushtuan rëndësi të madhe vendnxjerrjeve të 29 shkronajve të alfabetit dhe cilësive
               të tyre, gjë e cila u njoh më pas me emrin “shkenca e texhuidit”. Kjo shkencë na e
               ruajti ne shkronjën Kur’anor nga devijimi apo ndryshimi ku si rrjedhojë e ndryshimit
               të strukturës së fjalës do të ndryshonte edhe kuptimi.

               Kapitulli i “qëndrimit dhe fillimit” në leximin e Kur’anit është gjysma tjetër e tertilit.

               Allahu i Madhëruar thotë:
                                                                                         ِ
                                                                                                       ِ
                                                                                            َ َ ُ
                                                                                                       ّ
                                                                         4 ّ ] .    ّ:لمزملا[ ّ ﴾  ً لايترـت نآرقْلا  ِ لترو ﴿
                                                                                          ْ
                                                                                                        ََ
                                                                                                ْ
               “ Dhe lexoje Kur’anin qartë dhe bukur” (el-Muzemil/4)
               Kur është pyetur Ali ibn ebi Talib-radiAllahu anhu- për kuptimin e këtij ajeti tha:
               “Tertil është zbukurimi i shkronjave dhe njohja e Qëndrimit”





                                                             128
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133