Page 133 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 133
Mësimi i njëzet e nëntë
┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈
Qëndrimi i zgjedhur
يرايتخلإا فقولا
Pjesët e qëndrimit
të zgjedhur
I plotë I mjaftueshëm I mirë I shëmtuar
ماتلا يفاكلا نسحلا حيبقلا
1- Qëndrimi i plotë: Nuk është i lidhur me pjesën mbrapa as nga ana
kuptimore e as nga ana drejtshkrimore.
2- Qëndrimi i mjaftueshëm: Është i lidhur me pjesën mbrapa nga ana
kuptimore dhe jo nga ana drejtshkrimore.
3- Qëndrimi i mirë: Është i lidhur me pjesën mbrapa nga ana kuptimore dhe
drejtshkrimore porse nuk ia ndryshon kuptimin.
4- Qëndrimi i shëmtuar: Është i lidhur me pjesën mbrapa nga ana
kuptimore dhe ajo drejtshkrimore e gjithashtu ndikon në kuptimin e
leximit.
ّ
Vërejtje: Gjithmonë duhet të kemi parasysh, nëse kemi lidhje drejtshkrimoreّnë ajet
atëherë patjetër ndodhet edhe lidhje kuptimore.
Ç’do të thotë lidhje drejtshkrimore dhe lidhje kuptimore?
Fjalia në gjuhën arabe ndahet në dy pjesë, fjali emërore dhe fjali foljore. Që të dyja
pjesët kanë dy shtylla. Fjalia emërore përbëhet nga kryefjala dhe kallëzuesi dhe fjalia
foljore nga përcaktuesi dhe përcaktori (هيلإّفاضملاّوّفاضملا).
•Lidhje drejtshkrimore është atëherë kur pjesa e ajetit ku qëndron ka lidhje me
pjesën e ajetit mbrapa nga ana drejtshkrimore, (gramatikore. (ّبارعلإا)
ِ
133