Page 135 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 135

Qëndrimi i plotë

                                                     َّ
                                                   ماتلاّفقولا
                                                              َ



               ❀ Është ai qëndrim kur mbaron kuptimi i leximit, dhe nuk ka në këtë qëndrim as

               lidhje kuptimore dhe e as lidhje drejtshkrimore me pjesën mbrapa.
               Emërtimi: Është quajtur i tillë për shkak të plotësimit të kuptimit në qëndrim dhe
               mospasjen nevojë për pjesën mbrapa as nga ana kuptimore dhe as nga ana

               drejtshkrimore.
               Ky ndahet në dy lloje:

                   1.  Qëndrimi i plotë  i përgjithshëm
                   2.  Qëndrimi i plotë i domosdoshëm



                                    Qëndrimi i plotë i përgjithshëm         Qëndrimi i plotë i detyrueshëm

                                    Është ai qëndrim kur mbaron             Është ai qëndrim kur mbaron
                                    kuptimi i leximit, dhe nuk ka as        kuptimi i leximit,dhe nuk ka as
                     Përkufizimi
                                    lidhje kuptimore dhe as lidhjeّ         lidhje kuptimore e as lidhje
                                    drejtshkrimore me pjesën mbrapa.        drejtshkrimore me pjesën mbrapa.

                                    Lejohet qëndrimi dhe fillimi direkt     Është i detyrueshëm qëndrimi në të
                                    me pjesën mbrapa, gjithashtu            dhe fillimi më pas, dhe nuk lejohet
                     Gjykimi
                                    lejohet bashkimi sepse nuk i            bashkimi sepse I ndryshon kuptimi
                                    ndryshon kuptimi.                       ajetit.



                       Vërejtje me rëndësi: Qëndrimi i domosdoshëm është qëndrim terminologjik
                       dhe jo sheriatik. Me kuptimin që kur lexuesi është duke lexuar përpara
                       njerëzve që e dëgjojnë, qëndron që të qartësojë kuptimin. Ndërsa nëse është
                       duke lexuar në vetmi e nuk qëndron për shkurtim kohe e ai ia di kuptimin,
                       nuk ka problem e nuk merr gjynah. Sic ka thënë edhe ibn Xhezri:
                       “Nuk ka në Kur’an qëndrim të domosdoshëm, e as të ndaluar vetëm ai që ka
                       sebeb”


                                                            •┈┈• ❀  ❀ •┈┈•






                                                             135
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140