Page 132 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 132

1- Qëndrimi i detyrimit (ّيرارطضلإاّفقولا): Është atëherë kur lexuesi detyrohet të
               ndalojë për shkak të kollitjes, teshtimës, mbarimit të frymëmarrjes, harresës, etj.

               Gjykimi: Lejohet qëndrimi në këtë rast në çdo fjalë të Kur’anit me qëllim fillimin e
               leximit dy ose tre fjalë përpara ose me plotësimin e kuptimit të ajetit.

               Shkaku i emërtimit: Është quajtur i tillë për shkak se ky vjen nga detyrimi i lexuesit.
                                                  •┈┈• •┈┈•

               2- Qëndrimi i provimit: (يرابتخلإاّفقولا) Është atëherë kur lexuesin e ndërpret mësuesi
               për shkak provimi edhe nëse nuk është vend Qëndrimi.

                                                                                               ت
               Si psh: fjala (ّتأرما) dhe(ةأرما )nëse kërkon që të qëndrojë mbi shkronjën ّ  dhe ة.
               Gjykimi: Lejohet ky lloj Qëndrimi në çdo fjalë të Kur’anit me qëllim fillimin e
               leximit dy ose tre fjalë përpara ose me plotësimin e kuptimit të ajetit.

               Shkaku i emërtimit: sepse ky lloj qëndrimi bëhet vetëm për arsye provimi.
                                                 •┈┈• •┈┈•

               3- Qëndrimi i pritjes (يراظتنلإاّفقولا)  Ky lloj qëndrimi bëhet atëherë kur kërkohet prej
               lexuesit të sjellë ndryshimet mes lexuesve tek 10 leximet kur është duke e paraqitur

               këtë përpara njohësit të kësaj dege (shejkhut). Kjo është e veçantë për kiraetet.

               Gjykimi: Lejohet qëndrimi në çdo fjalë të Kur’anit me qëllim fillimin e leximit dy
               ose tre fjalë përpara ose me plotësimin e kuptimit të ajetit.

               Shkaku u emërtimi: Është quajtur i tillë për shkak të pritjes së mësuesit derisa
               nxënësi të sjellë të gjitha llojet e ndryshimit të leximit.
                                                •┈┈• •┈┈•

               4- Qëndrimi i zgjedhur (يرايتخلإاّفقولا): Është atëherë kur qëndrimi bëhet në fund

               fjalëve pa asnjë shkak.
               Gjykimi: Lejohet qëndrimi nëse nuk ka ndryshim të kuptimit të ajetit, dhe lejohet
               fillimi nëse ajetit nuk i prishet kuptimi, ndryshe fillon duke marrë dy ose tre fjalë më
               përpara ose aq sa të plotësohet kuptimi.
               Emërtimi: Është quajtur i tillë për shkak se lexuesi qëndron në lexim me zgjedhjen e

               tij, pa patur ndonjë shkak.
               Dhe ky lloj është ai i cili kemi qëllim në këtë kapitull.

                                               •┈┈• ❀  ❀ •┈┈•







                                                             132
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137