Page 129 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 129
Ka thënë ibn el-Enbari: “Që të njohësh Kur’anin duhet të njohësh Qëndrimin dhe
fillimin në të”
Ka thënë ibn el-Xhezri: “Pasiqë lexuesi i Kur’anit nuk mundet të lexojë një sure apo
një histori apo disa ajete në një nefes, edhe siç nuk është e lejuar frymëmarrja në
mes të fjalëve atëherë u bë e domosdoshme zgjedhja e vendit të përshtatshëm për
frymëmarrje dhe pushim. Dhe mbasi kjo u bë e domosdoshme u kërkua që të jetë
ky ndalim dhe ky fillim aty ku nuk prishet kuptimi i ajetit apo mosplotësimi i
kuptimit të sures. Duke u nisur nga kjo sahabët filluan qysh në lindje të Islamit
interesimin e studimit të kësaj dege nga mësuesi i tyre –salAllahu alejhi ue selem-.
Ka thënë ibn Omar-radiAllahu anhuma: “Jetuam një kohë nga jeta jonë dhe secili
prej nesh merrte imanin para Kur’anit. Zbriste mbi Pejgamberin alejhi selam sure
mbas surje dhe ne mësonim çka lejonte dhe çka ndalonte, urdhërat dhe ndalesat
dhe qëndrimet që duhej të qëndronim në të”
Ibn Xhezri në komentim të këtyre fjalëve thotë: Këto fjalë janë argument për
obligimin e mësimit të këtij kapitulli dhe në fjalën e ibn Omerit argument që kjo
ishte mënyra e të gjithë sahabëve.
Rregull bazë në këtë kapitull:
“Nuk ka vendndalje në Kur’an të detyrueshëm, që do të thotë bën mëkat lexuesi
nëse nuk ndalet, gjithashtu nuk ka vendndalje të ndaluar”... por ndalja dhe rifillimi
varet prej lexuesit të Kur’anit se çka ka për qëllim në atë vendndalje, apo në atë
rifillim të leximit. Ajo çka është sunet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na ka
mësuar për t’u ndalur në fund të çdo ajeti.
Të ndalurit e leximit mund të jetë në fund të sures, në fund të ajetit, në mes të sures,
në mes të ajetit, ndërsa nuk lejohet në mes të fjalës.
Rifillimi gjithmonë bëhet me shkronjë me zanore, e jo me shkronjë me sukun, po
ashtu edhe ndalja nuk bëhet me zanore, por me sukun.
•┈┈• ❀ ❀ •┈┈•
129