Page 130 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 130
Dallimi mes qëndrimit (فقولا), pauzës (تكسلا) dhe përfundimit të leximit (عطقلا)
Qëndrimi (ّفقولا) -Do të thotë ndërprerja e përkohshme e frymëmarrjes dhe leximit
me qëllim që të vazhdohet prej ku ka ndaluar, ose të përsëritet ndonjë fjalë para
vendit të Qëndrimit. Qëndrimi bëhet në fund të ajetit si dhe në mes të ajetit, por
nuk bëhet në mes të fjalës.
Pauza(تكسلا) -Do të thotë ndërprerja e zërit përkohësisht, me fjalë tjera jo ndalim i
tërësishëm i frymëmarrjes, por mbajtje e frymëmarrjes së mbetur, e cila ka qenë e
aktivizuar gjatë leximit,me qëllim të vazhdimit të leximit. Sekteja bëhet në fund të
fjalës.
Përfundimi i leximit (عطقلا)- Do të thotë ndërprerja e leximit deri në leximin e
ardhshëm. Domethënë ndërprerja e leximit dhe kalimin në një veprim tjetër. Për
fillimin e leximit të sërishëm kërkohet leximi i istiadhes.
Në librin “Tajibet en-Neshr” është transmetuar nga Abdullah bin EbilHudhejl se:
“Nëse ndonjëri nga ju fillon të lexojë një ajet, mos ta ndërpresë leximin pa e
përfunduar ajetin në tërësi”.
Mirëpo siç shihet kjo ka të bëjë për ajetet në përgjithësi, pra nuk lejohet në mes të
ajetit të ndërpritet leximi me dëshirë pa marrë parasysh në namaz apo jashtë
namazit.
Medhhebet e dijetarëve për uakfin (të ndalurit e leximit) dhe ibtidanë (të filluarit e
leximit)
Sa i përket qëndrimit dhe fillimit të leximit dijetarët kanë dhënë këto mendime:
NAFI’a – Ai e ka lejuar Uakfin (ndaljen) pavarësisht prej llojit të ndaljes. Ndalja e
mirë, fillimi i mirë, ka të bëjë varësisht nga tërësia dhe domethënia e ajetit të
Kur’anit.
IBN KETHIRI – Ka thënë se ndalja duhet bërë vetëm në fund të ajetit.
IBN AMRI – ndalej në fund të ajetit dhe thoshte se për mua kjo është më e
pëlqyeshme.
ASIM KESAI – E zgjidhnin kompletimin e domethënies në ajet.
XHEZRI – ishte i mendimit se i tërë Kur’ani është si një sure në vete, dhe nuk e
shihte ndonjë ndalim të caktuar, për këtë arsye mund të lidhet në lexim (të
bashkëngjitet) një sure me një sure tjetër
Në esencë të ndalurit është e lejuar deri sa mos të ndodhë diçka që obligon të
ndaluarit, ose e pengon atë.
•┈┈• ❀ ❀ •┈┈•
130