Page 182 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 182

Lexojmë






                       LOJA “TELEFONI I PRISHUR”

                  “Telefoni i prishur” është një lojë argëtuese që e kanë luajtur edhe
              prindërit, edhe gjyshërit tanë. Madje mund të vazhdojnë ta luajnë! Kjo
              lojë mund të luhet kudo dhe kurdo: në ambiente të mbyllura dhe në
              ambiente të hapura, në shkollë dhe në shtëpi, në oborr dhe në palestër,

              paradite dhe pasdite. Numri i lojtarëve që mund të marrin pjesë është i
              pakufizuar. Pra, kushdo që ka dëshirë të argëtohet.
                 Për të luajtur nuk nevojitet asgjë tjetër, veç lojtarëve. Ata rreshtohen
              njëri pas tjetrit. Lojtari i parë mendon një fjalë ose fjali dhe ia thotë

              lojtarit të dytë në vesh, me zë të ulët. Lojtari i dytë e dëgjon dhe kthehet
              nga lojtari i tretë, të cilit ia thotë të njëjtën fjalë/fjali në vesh me zë të
              ulët. Lojtari i tretë vepron si lojtari i dytë dhe kështu me radhë. Kur fjala/
              fjalia arrin te veshi i lojtarit të fundit, ai e thotë këtë fjali me zë të lartë.
              Ky është edhe momenti më argëtues, sepse fjalia “Ne ecnim në plazh”
              mund të përfundojë “Ne qeshnim në masë”.

                 Nëse fjala/fjalia fillestare është ruajtur,
              loja fillon edhe një herë nga e para
              me të gjithë lojtarët. Nëse fjalia e
              fillimit është shndërruar në një

              fjali të ndryshme nga ajo që ka
              thënë lojtari i parë, atëherë ky
              i pyet me radhë lojtarët (nga i
              fundit tek i dyti) për fjalinë që
              kanë thënë. Kur ata thonë me
              zë të lartë fjalinë, mësohet se
              kush ka gabuar. Ai që ka gabuar

              del nga loja. Loja vazhdon derisa
              mbeten dy lojtarë. Fiton lojtari i dytë!



               LEXOJ DHE KUPTOJ
                Ku luhet loja “Telefoni i prishur”?
                Sa lojtarë mund të marrin pjesë në të?
                Cilat janë rregullat e kësaj loje?
                Pse në këtë lojë fiton lojtari i dytë?                           VEPRIMTARI

                                                                           Me ndihmën e mësueses,
              REFLEKTOJ
                                                                        luani në grupe lojën “Telefoni i
                 Po ti, a e ke luajtur ndonjëherë këtë lojë? Kush ta
                                                                                    prishur”.
                 ka mësuar? Na trego përvojën tënde.


        182
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187