Page 178 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 178

Dëgjojmë





              RREGULLAT E JETONIT

              1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1   Dëgjo historinë e Jetonit.
                Andia, Gresa dhe Jetoni po luanin symbyllazi

             në shtëpi. Duke vrapuar, Jetoni u pengua te
             tapeti dhe u përplas me cepin e tavolinës
             aty pranë. Atij iu ça buza. Prindërit e çuan
             menjëherë në ambulancë ku u mjekua. Pas
             kësaj, ai tregohet  shumë i kujdesshëm  për
             sigurinë e vet dhe të motrave më të vogla në
             shtëpi. Madje, ai ka shkruar disa rregulla për

             veten dhe motrat:

                    Mos vrapo nëpër shkallë apo nëpër dhoma.

                    Mos luaj me furnelat dhe mos ndiz shkrepëse ose çakmakë.
                    Mos gëlltit barna pa pyetur dhe mos pi nga shishe që nuk e di
                     saktësisht ç’përmbajtje kanë.

                    Mos prek prizat e korrentit dhe mos përdor aparate elektrike,
                     sidomos kur i ke duart ose pjesë të tjera të trupit të lagura.

                    Mos u zgjat nga parvazet dhe ballkonet.

                    Mos luaj me sende të rrezikshme, si gërshërë dhe thika.

              2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2   Diskutoni rreth historisë së Jetonit. Cilën nga rregullat e mësipërme nuk
                 zbatoi ai? Ç’ndodhi si pasojë e moszbatimit të kësaj rregulle? Po më pas,
                 si veproi Jetoni?

              3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3   Po ti, si do të veproje nëse do të ishe në vend të Jetonit? A mund të shtosh
                 një rregull tjetër?

              4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4   Sipas teje, cila është rregulla më e lehtë për t’u zbatuar? Po më e vështira?
                 Pse?

              5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5   Pyet shokët dhe mësuesin/en rreth rregullave që dëgjove. Diskuto për
                 pasojat që mund të sjellë moszbatimi i tyre.

              6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6   Trego cilin prej rregullave zbaton në shtëpinë tënde. A të ka ndodhur
                 ndonjë histori e ngjashme me atë të Jetonit?

              7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7   Zgjidh një shok ose shoqe për të luajtur në role një situatë, në të cilën ti
                 kujdesesh për sigurinë në shtëpi.

              8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8   Cili është mesazhi që ju komunikon toni i zërit të folësit?
                 Diskuto me shokët rreth tij.



        178
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183