Page 173 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 173

Njohuri për gjuhën


             5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5   Plotëso tabelën, duke zgjedhuar foljet e dhëna sipas vetave.

             Unë         largoja
             Ti
             Ai/ajo                                 shkruan
             Ne                                                këndojmë
             Ju                     do të zbrisni                             do të pini
             Ata /ato                                                                      punonin


             6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6  Shkruaji fjalitë duke i kthyer foljet në numrin shumës. Kujdes, përdor të
                njëjtën vetë.

            Ti mbyllje dritaren.                                      Ju mbyllnit dritaren.

            Ai do të blejë biletat e tragetit.
            Ajo i përdor shumë bukur lapsat me ngjyra.

            Unë dëgjoj me kënaqësi muzikë.

            Ai po bën detyrat për nesër.


             7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7  Ngjyros me  të gjelbër foljen e përshtatshme për fjalitë e mëposhtme.
                Përcakto kohën e saj.

                 Dikur Mara (shkonte/ do të shkojë/ shkon) çdo ditë në stërvitje.
                 Unë (pija/do të pi/ pi) qumësht të ngrohtë në mëngjes.

                 Ju (fitonit/ do të fitoni/ fitoni) çdo ndeshje.

                 Pas pak Mirela (lexonte, do të lexojë, lexon) librin e saj të preferuar.

                 Ti (mësoje/ do të mësosh/ mëson) çdo ditë gjëra të reja në shkollë.

                 Ata (mendonin/ do të mendojnë/ mendojnë) se shoku kishte nevojë për
                ndihmë.

             8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8   Analizo foljet me ngjyrë blu, sipas modelit të dhënë.

            Anisa dhe gjyshja e saj do të shkojnë në kopshtin zoologjik. Ato janë të gëzuara.

            Gjethet fëshfërinin nga era. Aty pranë shtrihej një liqen i vogël. Në ujin e
            liqenit notonin peshqit. Zogjtë cicërinin. Shumë fëmijë ishin mbledhur te
            luani dhe e shikonin me admirim.

            Papritur një djalë hedh diçka për të ngrënë në drejtim të luanit. Kujdestari
            i kafshëve qorton djalin dhe kthehet nga fëmijët e tjerë. Ai u thotë atyre:
            – Qëndroni larg kafazit!


            do të shkojnë – folje që mbaron me -j, koha e ardhme, veta e tretë, numri
            shumës.


                                                                                                            173
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178