Page 169 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 169

E PAPRITURA E ENDRIT                                           Flasim


             1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1  Endri me familjen e tij do të shkonin për të kaluar disa ditë te tezja në
                 Itali. Ata do të udhëtonin me avion. Teksa përgatiteshin për t’u nisur,
                 nuk e llogaritën mirë kohën dhe humbën avionin.

                 Si u ndie Endri dhe familja e tij në atë çast?

                 Diskutoni me shokët rreth kësaj situate. Si mendoni se e zgjidhi familja e
                 Endrit këtë problem?
                   U kthyen në shtëpi.                     Pritën avioni e radhës.
                   Udhëtuan me traget.                     Gjetën një zgjidhje tjetër.

                 Po ti, a je ndodhur ndonjëherë në një situatë të ngjashme? Na trego si e
                 ke zgjidhur atë.



             2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2   Diskutoni rreth fotografive të mëposhtme, duke iu përgjigjur pyetjeve:
                  Cili mjet transporti është përdorur në secilin prej udhëtimeve që

                  paraqiten në këto fotografi? Nga e kuptoni këtë?

                  Me cilin prej këtyre mjeteve ke udhëtuar? Na trego.
                  Cilin prej këtyre udhëtimeve do të donit të realizonit? Pse?

                  Çfarë kuptoni nga veshjet e fëmijëve në fotografi?































             3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3   Përshkruaj me fjalë udhëtimin e fundit që ke bërë. Na trego me çfarë mjeti
                udhëtove dhe ndonjë të papritur që të ka ndodhur. Kujto sidomos çastet
                e gëzuara!



                                                                                                            169
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174