Page 167 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 167
Njohuri për gjuhën
DREJTSHKRIMI I FOLJEVE
NË KOHËN E PAKRYER
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Shiko tabelën e zgjedhimit të disa foljeve në kohën e pakryer. Çfarë vë re?
Diskuto me shokët dhe shoqet rreth drejtshkrimit të secilës folje.
Folja punoj Folja kap Folja di
unë puno-ja kap-ja di-ja
ti puno-je kap-je di-je
ai/ajo puno-nte kap-te di-nte
ne puno-nim kap-nim di-nim
ju puno-nit kap-nit di-nit
ata/ato puno-nin kap-nin di-nin
2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 Plotëso tabelën e mëposhtme, duke u mbështetur në tabelën e ushtrimit 1.
unë laja
ti mbaje
ai/ajo pinte
ne ndalnim
ju mbyllnit dilnit
ata/ato lyenin
3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Në tekstin e mëposhtëm, plotëso foljet me pjesën që u mungon.
Thuhet se dikur ekzisto disa kuaj të vegjël, këmbët e të cilëve
mbaro me gishta dhe jo me thundra. Ata jeto në pyll dhe
ushqeheshin me gjethe. Me kalimin e kohës, kuajt u përshtatën me mjedisin.
Ata tashmë jeto edhe nëpër fusha, ku edhe hanë bar.
4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 Shkruaj fjali me foljet vrapoj, lexoj, dal, di, duke i përdorur në kohën e
pakryer, në vetën e dytë shumës.
5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 Shkruaj një tekst të shkurtër, duke u bazuar në figurat e mëposhtme. Përdor
sa më shumë folje në kohën e pakryer.
167