Page 168 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 168

STINA E VERËS


                                                        Në vendin tonë, vera është një nga
                                                    katër stinët e vitit. Ajo është stina e luleve,
                                                   e frutave mjaltë të ëmbla dhe e perimeve
                                                 të freskëta. Është edhe stina e pushimeve.
                                               Shkojmë në plazh, lahemi dhe notojmë mbi valë.

                                            Por, pushimet verore nuk janë në të njëjtën kohë
                                    në të gjithë botën. Kur ne bëjmë pushime verore, fëmijët
              e Kilit dhe të Argjentinës luajnë me dëborë. Kur ne marrim pushimet e
              dimrit dhe festojmë Vitin e Ri, në Australi është verë.

                 Tani dikush nga ju po mendon se sa mirë do të ishte sikur të udhëtonte
              një herë në disa muaj dhe ta kalonte gjithë vitin në vendet ku ka trokitur
              vera. Ose, se sa mirë do të ishte sikur stina e verës të zgjaste përgjithmonë.
              E pra, ekziston një rajon i tillë. Ai është Ekuatori, rajoni që ka vetëm një

              stinë: verën. Atje bën nxehtë gjatë gjithë kohës dhe bie shumë shi.

                 Por, ka edhe vende që nuk e kanë stinën e verës. Pranë poleve, bën
              ftohtë gjatë gjithë vitit. Deti është i ngrirë dhe toka e mbuluar nga akulli.

                                                                     përshtatje nga enciklopedia Stinët
                            Fjalë të reja

                     rajon – hapësirë ose vend i gjerë, zonë. 
                     pole – zona sipër (në veri) dhe poshtë (në jug) globit.
                     Kili dhe Argjentina – shtete në Amerikën e Jugut.
                     Australi – një kontinent i largët.
                     Ekuatori – rripi i vendeve që janë në mes të globit, pra të
                     baraslarguara nga Poli i Veriut dhe nga Poli i Jugut.



               LEXOJ DHE KUPTOJ
                Sa stinë kemi në vendin tonë?
                Cilat janë karakteristikat e stinës së verës te ne?
                Çfarë ndodh në Kili dhe Argjentinë kur te ne është verë?
                Çfarë stine është në Australi kur festohet Viti i Ri?
                Po në Ekuator, kur vjen stina e verës? Ç’karakteristika ka ajo?
                Po në vendet polare, kur vjen stina e verës? Ç’mund të thuash për klimën në ato vende?


               REFLEKTOJ
                Cila stinë të pëlqen më shumë? Pse?
                Të pëlqen të jetosh në vende që i kanë të katra stinët? Pse?
                Si mendon se do të ishin ditët e tua nëse do të jetoje në Ekuator.



        168
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173