Page 166 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 166

Lexojmë





                                           NJË SKULPTOR: UJI

                                       Uji që rrjedh nën tokë ka gërmuar një labirint gjigant
                                       dhe  mahnitës tunelesh dhe shpellash. Studiuesit e
                                        shpellave dhe të tuneleve të nëndheshme pohojnë se
                                         edhe sot e kësaj dite njohin vetëm një pjesë fare të
                                          vogël prej tyre.

                                             Brenda shpellave mund të shihen forma të
                                          çuditshme dhe me majë. Ato ngjajnë si skulptura të
                                          vërteta.

                                            Këto “skulptura” i ka gdhendur uji. Ai  depërton
                                       nëpër shkëmbinj dhe pasurohet me gëlqere, të cilën e
                                     depoziton duke kulluar pikë-pikë.

                                    Ato që varen nga tavani i shpellave, janë stalaktitet, kurse
                            ato që zgjaten nga dyshemeja shkëmbore, janë stalagmitet.

                Këto shpella, të zbukuruara kështu nga natyra, janë sa të mistershme,
             aq edhe tërheqëse për t’u parë.


                         Fjalë të reja


                  labirint – kalime e shtigje të ngatërruara, nëpër të cilat mund të dilet diku, por
                  me shumë vështirësi.
                  mahnitës – që të bën shumë përshtypje, të lë pa fjalë.
                  depërton – futet.
                  stalaktite – shtyllëza të gurta që zbresin nga tavani i një shpelle dhe që janë
                  krijuar nga uji gëlqeror.
                  stalagmite – shtyllëza të gurta që ngrihen nga dyshemeja e një shpelle dhe që
                  janë krijuar nga uji gëlqeror.




               LEXOJ DHE KUPTOJ
                Uji ka gërmuar një labirint shpellash dhe tunelesh:      mbi tokë;     nën tokë.
                Brenda shpellave ka:      skulptura të vërteta;     forma me majë të gdhendura nga uji.
                Uji depërton nëpër shkëmbinj dhe pasurohet:          me gëlqere;     me kripë.
                Nga tavani i shpellave varen:      stalagmitet;    stalaktitet.
                Nga dyshemeja e shpellave zgjaten:         stalagmitet;    stalaktitet.



              REFLEKTOJ
                Po ti, a ke dëshirë të vizitosh një shpellë të tillë? Pse?


             SHKRUAJ
                Shkruaj fjali, në të cilat të përdorësh fjalët e fjalorit të këtij mësimi.



        166
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171